Categories: auto

Aston Martin Vanquish 25 2026, festë ‘argjendi’ për 25 vjetorin e motorit V-12

Një çerek shekulli është një periudhë e konsiderueshme për të mbajtur gjallë një emër, sidomos kur ai lindi në agimin e mijëvjeçarit të ri.

Të lidhura

None found

Por Aston Martin Vanquish e ka arritur këtë përvjetor të argjendtë, një moment kyç që po festohet me një variant special të ofruar në dy versione karrocerie, kupe dhe kabriolet.

Prodhimi do të jetë jashtëzakonisht i rrallë, me gjithsej 50 njësi – nga 25 për secilin tip – duke shfaqur detaje të personalizuara dhe një paletë ngjyrash të krijuar nga Q, divizioni i porosive speciale i Aston Martin.

Ngjyra verbuese e argjendtë që vesh makinat mban emrin Q Skye Silver, një nuancë e zhvilluar në mënyrë speciale për Vanquish 25.

Ajo shpërthen në një shkëlqim intensiv nën rrezet e diellit, por kthehet në një ton shumë më të mbyllur në hije, duke i dhënë theks shtesë linjave të skalitura të karrocerisë.

Në pjesën e jashtme, Vanquish 25 pajiset me pragje anësore unike dhe zbukurime metalike që përfshijnë markimin e Aston Martin në pjesën e pasme të automjetit.

Detajet përfundojnë me shirita anësorë inoksi, majat e veçanta të tubave të shkarkimit, stemën Vanquish 25 dhe rrotat ekskluzive 21 inç.

Ambienti i brendshëm i kabinës së Vanquish 25 shquhet për modele të posaçme vrimëzimi dhe përfundime me linja të qarta ndarëse. Në mbështetëset e kokës dallohen stemat e qëndisura Vanquish 25, ndërsa emri Aston Martin është gdhendur me anë të lazerit në tapiceri.

Butoni i kuq i spikatur i ndezjes/fikjes është i rrethuar nga një zbukurim i personalizuar, dhe çatia mbi pasagjerë është e veshur me Alcantara të zezë, si në formatin 2+2, ashtu edhe në atë me dy ulëse.

Pa dyshim, zemra e kësaj makine, ajo që e bën Vanquish vërtet të jashtëzakonshëm, është motori i tij V-12. Nën kapakun e Vanquish 25 të modelit 2026 qëndron iteacioni më i fundit i agregatit 5.2 litra biturbo V-12, me kod AE31.

Megjithëse ky motor pa dritë për herë të parë në DB11 në vitin 2016, përmirësimet e vitit 2024 për debutimin e gjeneratës aktuale të Vanquish forcuan bllokun e motorit, optimizuan reagimin e turbinave dhe e çuan fuqinë totale në 824 kuaj-fuqi.

Me gjithë këtë forcë në dispozicion, versioni kupe i Vanquish përshpejton nga 0 në 100 km/h për 3.3 sekonda dhe përshkon çerek milje në 11.2 sekonda me 213 km/h, sipas provave të MotorTrend, teksa shpejtësia maksimale arrin në 345 km/h.

Aston Martin Vanquish 25 i vitit 2026 do të prezantohet fizikisht gjatë Javës së Automobilave në Monterey muajin e ardhshëm, ndërsa dorëzimet pritet të nisin nga fundi i këtij viti.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

59 minutes ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

1 hour ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

1 hour ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

1 hour ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

1 hour ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

1 hour ago