Acura po planifikon një zgjerim të ndjeshëm të ofertës së saj, ndërsa prodhuesi japonez i automjeteve luksoze synon të arrijë 200 mijë shitje në Shtetet e Bashkuara deri në fund të dekadës.
Sipas Automotive News, numri i modeleve të markës pritet të rritet nga katër në gjashtë. Në këtë zgjerim përfshihen një SUV i ri luksoz me tetë ulëse dhe një automjet i ndërtuar mbi bazën e Honda Passport.
None found
Modeli i lidhur me Passport pritet të dalë në treg gjatë gjysmës së parë të vitit 2028. Ai do të ketë pamje të dallueshme, motor me djegie të brendshme dhe pajisje të orientuara drejt aventurave në natyrë.
Paralelisht, kompania po punon për SUV-in më të madh në historinë e Acura-s. Automjeti do të ofrojë tri rreshta ulësesh, ndërsa pamja e tij do të marrë frymëzim nga Range Rover. Nisja e prodhimit parashikohet para mbylljes së kësaj dekade.
Në planet e ardhshme është edhe gjenerata e re e RDX, e cila do të rikthehet me një sistem hibrid të përbërë nga dy motorë elektrikë. Ky do të jetë modeli i parë i Acura-s me këtë teknologji.
Marka ka parashikuar po ashtu variante speciale për Integra Type S, ADX dhe MDX.
Përmes kësaj strategjie, Acura synon të konsolidojë praninë e saj në tregun amerikan të automjeteve luksoze, ku përballet me një konkurrencë të madhe.
Në vitin 2025, Acura shiti 133.433 vetura në SHBA, një shifër dukshëm më e ulët se objektivi prej 200 mijë njësish. Për ta realizuar këtë qëllim, prodhuesi duhet t’i rrisë ndjeshëm shitjet në vitet e ardhshme. /Telegrafi/
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve…
Erkand QerimajSportisti dhe peshëngritësi kampion i Shqipërisë, Erkand Qerimaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë…
Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…
Studentë dhe të rinj prej muajsh i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit kërkesa e tyre është intesfikuar…
Që nga 14 tetori, 55,535 qytetarë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët më shumë se 60 përqind janë mbi…