Ngjyra e një veture zakonisht lidhet me anën estetike, por studimet sugjerojnë se ajo mund të ndikojë edhe te temperatura në kabinë dhe, tërthorazi, te konsumi i karburantit gjatë stinës së nxehtë.
Automjetet me ngjyra të errëta, veçanërisht ato të zeza, përthithin më shumë rrezatim diellor dhe si pasojë ngrohen më shpejt. Kjo bën që temperatura e brendshme të rritet, duke e detyruar sistemin e klimës të punojë më fort për ftohjen e makinës. Si rrjedhojë, mund të ketë më shumë përdorim të energjisë dhe rritje të konsumit të karburantit.
None found
Në të kundërt, ngjyrat e hapura, si e bardha dhe argjendi, kthejnë mbrapsht më shumë rreze të diellit dhe ndihmojnë që vetura të ruajë një temperaturë më të ulët.
Një studim i zhvilluar nga laboratori amerikan Lawrence Berkeley ka konstatuar se një veturë me ngjyrë argjendi kishte nevojë për më pak energji për ftohje sesa një veturë e zezë, për shkak se temperatura në kabinë ishte më e ulët.
Sidoqoftë, specialistët nënvizojnë se efekti i ngjyrës mbetet shumë më i kufizuar në krahasim me elementë të tjerë që ndikojnë në konsum, si mënyra e vozitjes, presioni i gomave, pesha e veturës, mirëmbajtja dhe përdorimi i klimës.
Kështu, për dikë që planifikon të blejë një veturë të re dhe synon kursim sa më të madh gjatë verës, një ngjyrë më e çelët mund të japë një ndihmë të vogël. Megjithatë, faktorët kryesorë që përcaktojnë konsumin mbeten zgjedhja e motorit, efikasiteti i veturës dhe stili i vozitjes.
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…