shëndetësi

Ngjyra e zezë thith më shumë rreze dielli, apo paskemi jetuar një gënjeshtër?

Që në fëmijëri, na kanë mësuar që veshjet me ngjyrë të errët, e sidomos e zeza, nuk duhen mbajtur në verë sepse me to do të “plasim nga vapa”. Sipas atyre që dimë, ngjyra e zezë përthith më shumë rrezatim diellor, ndërsa e bardha na mban më të freskët.

E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia. Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersitet individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

Të lidhura

None found

Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha. Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për tu mbrojtur nga nxehtësia është e zeza. E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

Njerëzit që jetojnë në shkretëtirë veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët. Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun. Tek rasti i të bardhës ndryshone puna. Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.

Avantazhi i mëngëve të gjata

Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë. Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët. Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë koridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës. Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

të fundit

Skema gjigante e evazionit fiskal në Greqi/ 206 milionë euro borxhe, kompani të hapura në emra të tjerë dhe fatura të lëshuara pas vdekjes

Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…

10 seconds ago

Sunderland mposht Chelsean dhe siguron tri pikë me peshë

Sunderland ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelseat, në ndeshjen e javës së 10-të të Ligës Premier, duke…

1 minute ago

Kërkesat e papërfunduara për privatizimin e tokës shtetërore do të shqyrtohen më tej

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

21 minutes ago

Liverpooli triumfon 3-1 ndaj Crystal Palace falë Mac Allister, Wirtz dhe Isak

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…

31 minutes ago

Gadi Eisenkot, gjenerali që kërkon të mposhtë Netanyahun: nga humbja e djalit dhe dy nipërve në Gaza te Doktrina Dahiya

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

36 minutes ago

Ilire Dauti responds to Dimitrievski: Albanians make up more than half the number of Macedonians

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

36 minutes ago