Seria A ka pësuar ndryshimin e parë në pankinë dhe është padyshim një nga ata që mendohej më pak nga të gjithë.
Fiorentina ka bërë zyrtar vendimin për të shkarkuar Fabio Groson nga drejtimi i skuadrës, pas vetëm 3 javësh kampionat.
None found
Humbja në shtëpi të shtunën ndaj Torinos me shifrat 2-1 kishte bërë që e ardhmja e Grosos të vihej në dyshim, por fillimisht klubi kishte komentuar se nuk kishte asnjë vendim për largimin e tij, duke kërkuar “durim” nga tifozët e pakënaqur.
Por duket se në natën e të dielës është vendosur që në fund të kishte ndryshim në pankinë dhe se nuk mund të vazhdohej me trajnerin e afruar me shumë bujë e që cilësohet një nga ata me perspektivë në futbollin italian.
Kështu, u komunikua vendimi për largimin e Grosos, ndërsa në vend të tij do të ulet në pankinë Paolo Vanoli, trajneri i cili në edicionin e kaluar mori Fiorentinën në fundin e tabelës dhe i siguroi mbijetesën me lehtësi.
Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë ai në këtë sezon ku klubi kishte pretendime të mëdha, arsye pse kishte shpenzuar në merkato mbi 130 milionë euro në afrime të reja.
Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, u mbajt Konferenca Jubilare “Traditë, besim, kulturë dhe vizion për të ardhmen”, me rastin e 35-vjetorit…
Sulmuesi Edon Zhegrova do ta ketë edhe një mundësi për ta dëshmuar vetën te Juventusi, pasi marrëveshja e mundshme për…
Në Panairin e 90-të Ndërkombëtar të Selanikut, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis trajtoi çështje që lidhen me marrëdhëniet e Greqisë me…
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe…
Një shpërthim fishekzjarrësh në një kishë gjatë një festimi të Ditës së Shenjtorit Mbrojtës në Meksikë vrau të paktën 10…
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm fishekzjarrësh gjatë…