Categories: Uncategorized

Zbulohen ekipet që kanë fituar më shumë penallti në Seria A

Polemika ngritur nga Rocco Commiso pas ndeshjes Juve-Fiorentina rikthehu diskutimet për 11-metërshat në Serie A.

Gjithsesi Juventus nuk është klubi që ka përfituar më shumë. Lazio është skuadra që ka pasur më shumë penallti në favor, 13 dhe vetëm 2 kundër, me një bilanc prej +11.

Të lidhura

None found

Ndiqet nga Interi me (+5), Roma (+3), Atalanta dhe Juventus (+2). Mes skuadrave të mëdha, Milani ka fituar 4 penallti, ndërkohë që ka pasur kundër 5, me një bilanc -1, ndërkohë Napoli qëndron më poshtë me -2. Fiorentina ndërkohë edhe pse ka protestuar ashpër ndaj arbitrave, nuk ka aspak një bilanc dramatike, vetëm -1.

5 skuadrat më të mira në renditje janë të vetmet që gëzojnë një bilanc pozitiv. Ndikim psikologjik për të ndihmuar më të fortin? Jo domosdoshmërish, sepse, jo për çudi, Atalanta, Lazio, Inter, Juventus dhe Roma janë gjithashtu skuadrat që kanë shënuar më shumë.

Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për të pohuar se ekuilibri i tyre pozitiv midis penalltive pro dhe kundër është një pasojë logjike, ndaj dhe Sarri ju përgjigj në këtë mënyrë polemikave: “Luajtëm 58 topa në zonën e kundërshtarit kundër 11 të tyre, ndaj dhe rezultati ishte një pasojë logjike”.

Në fakt, është gjithashtu e nevojshme të analizohet edhe fakti se sa shumë luhet në zonën e kundërshtarëve, duke patur më shumë shanse për të fituar një penallti, të drejtë apo të gabuar.

5 skuadrat e para në renditje, janë edhe ata që luajnë më shumë në zonën e kundërshtarëve. Komandon Atalanta, me një mesatare më të lartë 32 për ndeshje, e ndjekur nga Roma, Interi, Lazio, Milan, Napoli, Juventus dhe në vendin e 8-të gjendet Fiorentina.

Sipas pozicionit të tyre në këtë renditje, 4 penalltitë e fituara nga Fiorentina apo Milani, dhe veçanërisht 2 të fituar nga Napoli, duken pak. Udinese ndërkohë ende nuk ka gjuajtur asnjë penallti në Seria A.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago