Klubi italian Milan ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e sulmuesit anësor xhamajkan Omari Hutchinson nga Nottingham Forest. Lojtari do të qëndrojë te kuqezinjtë në formë huazimi deri më 30 qershor 2027, por me një opsion që i lejon Milanit ta bëjë transferimin permanent.
Bazuar në të dhënat e shtypit italian, për këtë huazim sezonal Milani do të paguajë 4 milionë euro. Në momentin që sezoni të mbyllet, klubi ka mundësinë të ushtrojë një klauzolë blerjeje me vlerë 40 milionë euro.
None found
Në rast se Milani vendos ta aktivizojë këtë opsion, shifra totale e operacionit do të shkojë në 44 milionë euro. Kurse për të ardhmen, nëse blerja finalizohet, Hutchinson pritet të nënshkruajë një kontratë të re që zgjat deri në qershor të vitit 2030.
Vetë klubi kuqezi e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate: “AC Milan njofton zyrtarisht transferimin e përkohshëm të Omari Elijah Giraud-Hutchinson nga Nottingham Forest, me mundësi për ta kthyer në afrim përfundimtar. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.”
Lojtari, i cili do të mbajë numrin 20 në fanellën e Milanit, e ka nisur rrugëtimin e tij në akademitë e Chelsea dhe Arsenalit. Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur edhe fanellën e Ipswich Town, përpara se të transferohej te Nottingham Forest në merkaton verore të vitit 2025.
24-vjeçari tashmë është integruar në projektin e ri të Milanit, ndërsa klubi italian ka lënë të hapur derën për një blerje përfundimtare në fund të këtij sezoni.
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…