sport

Zyrtare: Skënder Gega në krye të Kukësit, njoftimi i klubit

Skënder Gega është zyrtarisht trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka dalë me njoftim në të njëjtën ditën që bëri me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me italianin Diego Longo.

“FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Të lidhura

None found

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë”, njofton klubi verilindor. / h.ll/albeu.com

të fundit

Tahiri: PDK-ja fillimisht kundërshtoi rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka pranuar se deputetët dhe Kryesia e partisë…

21 seconds ago

Jennifer Barreto shpallet Miss Universe 2026 dhe hyn në histori si nëna e parë që fiton kurorën

Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe…

23 seconds ago

RDM: Dhjetëra mijëra banesa bosh po mbajnë peng tregun, kërkohet taksë pesëfish më e lartë

Çiftet e reja nuk kanë nevojë të presin me vite që të ndërtohen ndërtesa të reja për të marrë shtëpinë…

1 minute ago

Nga 1 dhjetori 2026 zbatohen kriteret e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja për hapjen dhe zgjatjen e pushimit mjekësor. Mjekët…

1 minute ago

Air tragedy off the Mississippi coast, 6 dead, including two children

Një aksident tragjik ajror është regjistruar në brigjet e shtetit të Misisipit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një…

14 minutes ago

Ukrainian drone strikes disable two Rosneft refineries in Russia

Dy rafineri nafte në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Rosneft kanë ndërprerë përpunimin e naftës bruto pas sulmeve me dronë…

14 minutes ago