Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022.
Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë, ndërsa stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim.
None found
Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.
Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987 Shqipëria u mund me shifrat 5-0.
Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Spanjë, më 19 dhjetor 1990, që përfundoi në favor të spanjollëve që fituan 9-0.
4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve./ h.ll/albeu.com
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…
Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…
Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të…
Një numër jashtëzakonisht i lartë i protestueve është shënuar gjatë protestës së sotme. Ata janë duke marshuar tanimë pranë qendrës…
Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…