Categories: sport

Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht ndeshjen e dytë miqësore të ekipit kombëtar U-21 për muajin nëntor. Skuadra kuqezi do të ndeshet me Spanjën U-21 më 17 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Pas takimit miqësor me Luksemburgun që është planifikuar për 13 nëntor, përballja me Spanjën shihet si një provë tjetër e rëndësishme për ekipin e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, në funksion të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027.

Të lidhura

None found

Ndeshja kundër një prej përfaqësueseve më të spikatura të futbollit europian në këtë grupmoshë do të ndihmojë kombëtaren shqiptare të vazhdojë punën dhe të grumbullojë përvojë përpara ndeshjeve të ardhshme.

Shqipëria është përzgjedhur si një nga shtetet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027, çka i siguron asaj pjesëmarrjen automatike në fazën finale të këtij turneu.

të fundit

Dirk Kuyt merr përkohësisht drejtimin e Fenerbahçes

Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do…

4 minutes ago

Barcelona sheh te shitja e tre lojtarëve rrugën për transferimin e Harry Kane

Barcelona po përgatit një plan ambicioz për afatin kalimtar të verës së ardhshme, me synimin për të transferuar sulmuesin e…

4 minutes ago

Vila e Ballukut në Palasë, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me…

7 minutes ago

Dhuna sistematike ndaj qytetarëve/ Fatmir Mediu: Dorëheqja e qeverisë, rruga drejt zgjidhjes politike!

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu,…

9 minutes ago

Katari i dërgon Iranit një plan të ri për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin; përgjigjja pritet brenda javës

Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…

17 minutes ago

Kontroll në tregun e Çairit: Dogana sekuestron 135 kilogramë duhan dhe 30 litra alkool

Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…

17 minutes ago