Categories: sport

Zyrtare: Selmin dhe Melvin Hoxha vazhdojnë bashkëpunimin me Zurichun deri në vitin 2031

FC Zurich ka konfirmuar se dy vëllezërit nga Kosova, Selmin dhe Melvin Hoxha, do të qëndrojnë pjesë e klubit zviceran deri në vitin 2031, pas nënshkrimit të kontratave të reja.

Marrëveshjet e mëparshme të dy futbollistëve ishin të vlefshme deri në vitin 2028. Për shkak të progresit të tyre, Zurichu ka vendosur t’i zgjasë kontratat edhe me tri vite.

Të lidhura

None found

Selmin Hoxha u bë pjesë e akademisë së Zurichut në verën e vitit 2014, në moshën 11-vjeçare, pasi u largua nga FC Uster. Mbrojtësi i krahut u rrit në të gjitha nivelet e akademisë dhe më 19 maj 2022 debutoi me ekipin e parë, në përballjen e kampionatit kundër FC Lugano.

23-vjeçari deri tani ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare me skuadrën e parë. Në sezonin aktual, ai ka nisur si titullar në të katër takimet e luajtura dhe në secilën prej tyre ka qëndruar në fushë për 90 minuta.

Rrugën e akademisë së Zurichut e ka ndjekur edhe vëllai i tij më i vogël, Melvin. Katër vite më i ri se Selmini, ai e nisi futbollin te FC Uster, ndërsa në moshën nëntëvjeçare u transferua te FCZ LetziKids.

Melvin kaloi nëpër të gjitha grupmoshat e klubit dhe në vitin 2024 u shpall kampion i Zvicrës me ekipin U17.

Një sezon më parë, mesfushori ofensiv fitoi edhe dy trofe me ekipin U19, duke triumfuar si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Zvicrës.

Paraqitjet e tij në ekipet e moshave i siguruan 19-vjeçarit një vend në skuadrën e parë të Zurichut gjatë kësaj vere.

Zurichu ka vlerësuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me vëllezërit Hoxha, të cilët tashmë janë të lidhur me klubin për një periudhë afatgjatë dhe pritet të kenë rol të rëndësishëm në projektin e tij në vitet në vijim.

Selmini aktualisht luan për Zvicrën, ndërsa Melvini përfaqëson Kosovën.

të fundit

Gara: Gërmimet në Kalludër pritet të mbyllen këtë javë, më pas nisin analizat e ADN-së

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes…

4 minutes ago

Islam Abazi Withdraws from Race for a Second Term as Head of the Organized Crime Prosecutor’s Office

Shefi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ka njoftuar se nuk do…

10 minutes ago

Prosecution closes investigation into procurement of 19 modular hospitals: No evidence of misuse found

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur procedurën për prokurimet publike për ndërtimin e 19…

10 minutes ago

Kurti Hosts İzmir Mayor: The City Has Been a Refuge for Many Albanians Expelled by Serbian Violence

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, me bashkëpunëtorë.…

11 minutes ago

KEK clarifies: Agreement with JSC ESM concerns only the sale of coal

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj deklarimeve lidhur me kontratën për shitjen e qymyrit me JSC ESM, duke…

11 minutes ago

Greece Faces Rising Number of West Nile Virus Cases, with 157 Infected and 13 Dead

Greqia është vendi i dytë në Europë, pas Italisë, për përhapjen e virusit të Nilit Perëndimor, ndërsa numri i të…

12 minutes ago