Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Evertonit, ku ishte dhënë në huazim nga radhët e Çelsit.
Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Xhek Herrison, Zhesper Lindstrom dhe Orel Mangala.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi komunikoi se të gjithë këta lojtarë mbyllnin zyrtarisht huazimin e tyre dhe se ktheheshin në radhët e klubeve të cilat kishin në zotërim kartonin.
“Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Çelsi dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Megjithatë, trajneri Devid Mojes falënderoi lojtarët e larguar për kontributin e tyre.
“Ne do të dëshironim të falënderonim lojtarët tanë që ishin në huazim, të cilët kontribuuan në hapat pozitive që bëmë në fushë.
Të gjithë ata përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe sjellja e tyre dhe përkushtimi gjatë periudhës te Evertoni ishte e klasit të parë.
I urojmë Xhek, Xhepser, Orel dhe Armandos më të mirat në karrierën e tyre”, ishin fjalët e Mojes, duke i mbyllur kështu përfundimisht etapën e Brojës në këtë klub.
Mbrëmjen e së hënës, u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë 2025”, aty ku kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u…
Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nesip Kaçi. Ish-diplomati ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen…
Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit "Big Brother VIP Albania 5", që do të startojë këtë të…
Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel. Samiti do të…
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të…
Ditën e djeshme, një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme, ka shoqëruar episodin e programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…