Dinamo City ka bërë publik afrimin e radhës në merkato, duke zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale transferimin e Isi Manellarit.
Mesfushori 28-vjeçar do t’i bashkohet menjëherë skuadrës blu dhe do të jetë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, i cili pritet ta ketë në dispozicion për përballjen ndaj Astanës në raundin e parë kualifikues të Conference League.
None found
Ky transferim shënon një rikthim të pogradecarit te Dinamo, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur edhe fanellat e Laçit, Tomorit, Pogradecit, Ilirisë dhe Partizanit B.
Manellari ka qenë së fundmi pjesë e Elbasanit, skuadër me të cilën mbylli bashkëpunimin vetëm pak ditë më parë, një zhvillim që u bë i ditur nga Newsport, që zbuloi edhe klubin e tij të ardhshëm.
“Isi Manellari vishet blu!
Isi Manellari është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Mesfushori 28-vjeçar vjen si një afrim i rëndësishëm për klubin dinamovit, pas eksperiencave që ka pasur sezonet e fundit si titullar në Superiore.
Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, Manellari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me skuadrën. Besojmë fort se do të jetë një element me vlera në mesfushën blu.
Mirë se vjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit, Isi Manellari!”
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar para Parlamentit Evropian se një aleancë më e ngushtë mes Kanadasë dhe Bashkimit…
Një ditë më parë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg për krime…
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili…
Fotografia e arrestimit të një gruaje nga Minesota është bërë shumë virale për shkak të ngjashmërisë së madhe që ajo…
Vendimi i marrë nga Komuna e Gazi Babës duhet të fillojë të zbatohet nga e hëna, çdo të hënë, mësimi…
Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën…