Bernardo Silva është zyrtarisht futbollisti më i ri i Real Madridit, pasi mesfushori portugez i është bashkuar klubit të madh spanjoll.
Klubi nga Madridi bëri të ditur se lojtari ka vendosur firmën mbi një marrëveshje që do ta mbajë në skuadër për dy vitet e ardhshme.
None found
“Real Madridi dhe Bernardo Silva kanë arritur marrëveshje, ku ai do të jetë lojtar i Real Madridit për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, thuhet në komunikatë.
Disa muaj më parë, Silva konfirmoi ndarjen nga Manchester City, ekip me të cilin arriti të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, ndërsa më pas e përmbylli shpejt transferimin te madrilenët.
Mesfushori portugez kishte zhvilluar bisedime edhe me Barcelonën dhe Atletico Madridin. Madje, për këtë të fundit raportohej se ekzistonte edhe një marrëveshje në parim, por përfshirja e Real Madridit në garë e ndryshoi krejt rrjedhën e situatës.
Nga ana tjetër, Real Madridi pritet të zyrtarizojë edhe ardhjen e Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries, teksa klubi po tregohet shumë aktiv gjatë afatit kalimtar veror.//
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha rikthehet titullar te skuadra e AEK-ut të Athinës në Ligën e Kamponëve. Strakosha…
Como është shfaqur si një ekip potencial për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, përpara afatit kalimtar të janarit. Skuadra…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur…
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…
Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…
Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…