Categories: sport

Zyrtare: Armando Broja rinovon kontratën me Chelsea

Armando Broja rinovon me Chelsean dhe tashmë duket se nuk do të trajtohet si një talent për të ardhmen, por si një lojtar i cili është në planet e të tashmes të bluve londinezë.

Klubi i Chelseat ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re deri në vitin 2026 me sulmuesin shqiptar, i cili i është bashkuar ekipit të parë të fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve dhe ka nisur fazën përgatitore të sezonit të ri nën urdhrat e Tomas Tuchel.

Trajneri gjerman është i bindur për cilësitë e djaloshit ndaj ka sinjalizuar klubin që të rinovojë me të, edhe nëse do të vendoset që ai të jepet një tjetër vit në huazim që të luajë rregullisht, siç ndodhi në vitin e kaluar te Vitese.

Por londinezët tani e shohin me një sy tjetër lojtarin, i cili në Holandë në vitin e tij të parë bëri më mirë se emra si Luis Suarez e Ibrahimoviç në debutimin e tyre atje.

Kështu, për zyrtarizimin e rinovimit të sotëm, në klub ishte e pranishme vetë “zonja e hekurt” e klubit londinez, Marina Granovskaia, ajo e cila ka ndërtuar Chelsean fitues të Ligës së Kampioneve.

Kështu, firma e radhës e Brojës në këtë klub ku luan prej 10 vitesh, është bërë si një yll i kësaj skuadre, gjë që tregon vlerësimin që kanë tashmë te Chelsea për të.

“Jam shumë i entuziazmuar që po firmos një kontratë të re me Chelsean. Meqë jam rritur në akademinë këtu, ishte një moment special kur debutova me ekipin e parë në vitin e kaluar, para se të fitoja më shumë eksperiencë në huazim te Vitese në sezonin e kaluar. Dua të vazhdoj në këto baza dhe pres me padurim të bëj progres dhe të lë shenjë te Chelsea në vitet në vijim”, ishin fjalët e para të sulmuesit të ri shqiptar pas firmës në kontratën e re.

të fundit

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…

3 minutes ago

Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…

43 minutes ago

“Të gjithë kishin frikë nga gjithçka”/ Ermal Meta rrëfen për italianët jetën në diktaturë dhe Enver Hoxhën: Çdo lagje kishte spiunë!

Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…

1 hour ago

Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë dhe e papritur godet Italinë

Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…

2 hours ago

Zjarr në një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë Elbasan, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi

Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…

2 hours ago

Policia Kufitare vijon kontrollet intesive në bregdet, bllokon 26 mjete lundruese nga Koman në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…

2 hours ago