Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Zvicrës në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përzgjedhësi Murat Yakin nuk do të mund ta ketë në dispozicion pas raportimeve për certifikata të falsifikuara të COVID-19.
None found
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) njoftoi se kapiteni nuk do t’i bashkohet grumbullimit të radhës të Kombëtares së meshkujve. Vendimi u mor pas një bisede mes Xhakës dhe drejtuesve të federatës, pas deklaratës së tij personale për statusin e vaksinimit.
Presidenti i SFV-së, Peter Knabel, tha se Xhaka i informoi drejtuesit mbrëmjen e kaluar për faktet e çështjes dhe u bëri të ditur se kishte vendosur ta trajtonte publikisht atë, duke marrë edhe përgjegjësinë përkatëse.
Drejtuesit e federatës e kanë mirëpritur vendimin e futbollistit për të folur mbi situatën. Sipas tyre, pas diskutimit të përbashkët u vlerësua se ishte në të mirë të ekipit që kjo ndeshje të zhvillohej pa praninë e Xhakës.
SFV ka theksuar se synimi kryesor tani është rikthimi i qetësisë dhe përqendrimi i plotë te skuadra dhe takimet e ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Përfaqësuesja zvicerane ndodhet e grumbulluar në Belek të Turqisë dhe do të qëndrojë atje në përgatitje deri të premten, përpara dy ndeshjeve të radhës si mysafire kundër Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë.
Më 3 dhe 6 tetor, Zvicra do të luajë në Lucernë përballë Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas mbylljes së kësaj periudhe të ndeshjeve ndërkombëtare, federata dhe Granit Xhaka do ta rishqyrtojnë situatën dhe do të bisedojnë për hapat e mëtejshëm.
Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…
Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…
Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…
Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me…