Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është kërcënuar për faktin se nuk është vaksinuar për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur të premten mbrëma presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc.
Përmes një mesazhi në sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Blanc i ka dalë në mbrojtje kapitenit Xhaka.
None found
Mesfushori kosovar i ka munguar Zvicrës në miqësoren me Greqinë, ndërsa do të mungojë edhe ndaj Italisë dhe Irlandës së Veriut. Ai është infektuar me koronavirus, ndërsa nuk ka pranuar të vaksinohet. Për këtë ka marrë kritika të shumta nga mediat zvicerane. Por po ashtu është kërcënuar.
“Kapiteni ynë ka vendosur kundër vaksinimit për Covid. Ne plotësisht respektojmë këtë vendim. Si Federatë ne rekomandojmë vaksinimin, por është e drejtë e secilit të vendosë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo”, ka thënë Blanc përmes video-mesazhit.
“Graniti është i akuzuar publikisht në media dhe i kërcënuar personalisht. Ne nuk e pranojmë dhe nuk e tolerojmë këtë. Ne jemi për respekt dhe tolerancë, janë vlera bazike të federatës sonë”, ka shtuar Blanc, që ka bërë thirrje të respektohet vendimi personal i Granit Xhakës dhe të gjithë të tjerëve në vend.
Xhaka e ka shpërndarë në “Instagram” deklaratën e presidentit të Federatës helvetike.
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit…
Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…
Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…
Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…