Kosova ka përjetuar një mbrëmje të vështirë në Bazel, ku Zvicra tregoi epërsi të qartë dhe nuk i la asnjë shans skuadrës së drejtuar nga Franco Foda. Në “St. Jakob-Park”, dardanët arritën të rezistonin vetëm rreth 20 minuta, përpara se vendasit të shfrytëzonin dobësitë në mbrojtje dhe të merrnin kontrollin e plotë të lojës. Me katër gola të pësuar brenda pjesës së parë, takimi u kthye në një makth për Kosovën, duke konfirmuar edhe një herë diferencat e mëdha mes dy përfaqësueseve.
Kosova reziston pak më shumë se 20 minuta ë takimin me Zvicrën në ‘St. Jakob-Park’ të Bazelit. Në minutën e 22-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Akanji, i lirë në zonë, nuk i jep asnjë shans portierit Muric. Vetëm tri minuta më vonë vjen goli i dytë i shënuar nga Embolo, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes.
Zvicra mbyll shpejt llogaritë e ‘dardanët’, Widmer realizon golin e tretë në minutën e 39-të. Po kthehet në makth për ‘dardanët’ ndeshja me Zvicrën: Embolo realizon të dytin personal dhe të katërtin për ekipin e tij në minutën e fundit të pjesës së parë.
Këtë të enjte, në një lidhje live në llogarinë e tij “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me…
Mëngjesin e sotëm, një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier. Ngjarja ka ndodhur në…
Një rritje e ndjeshme e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj i ri dominues i virusit po përfshin…
Robert Lewandowski, mbetet një nga sulmuesit më të lakuar në treg, kjo edhe për faktin se sulmuesi polak është futur…
Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik si Fifi, teksa ishte e ftuar në podcastin "The Dalina…
Lojtari i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida, u vra në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet…