Anash

Ekzekutohet me armë zjarri futbollisti i kombëtares së Ekuadorit (FOTO+EMRI)

Lojtari i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida, u vra në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet ky i prekur nga dhuna e bandave të drogës.

Futbollisti ekuadorian Mario Pineida, u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, raportojnë mediat.

Të lidhura

None found

Klubi i tij, Barcelona SC, njoftoi vdekjen në një postim në platformën e mediave sociale X.

Klubi tha se, “me keqardhje të thellë njofton se është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e lojtarit tonë Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij” në Guayaquil.

Pineida, 33-vjeç, ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë turneve të Kupës së Botës 2018 dhe 2022.

Ai luajti gjithashtu për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022.

Ministria e Brendshme, konfirmoi vdekjen e tij dhe caktoi një njësi speciale policore për të hetuar rastin.

Pineida u sulmua nga dy persona me motoçikleta të cilët hapën zjarr mbi të, nënën e tij dhe një grua tjetër.

 

të fundit

Pse SPAK s’e përsërit kërkesën për arrestimin e Ballukut? Berisha: Skandaloze, Klevi Metaj rri në ‘arrest shtëpie’ e Bela që ka vjedhur miliona euro vjen në Kuvend

Kreu i PD-së Sali Berisha në fund të konferencës për mediat, u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK…

1 minute ago

Mourinho thumbon tifozët e Barcelonës pas fitores së Real Madridit në “Camp Nou

Real Madridi ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, në një prej…

7 minutes ago

VLEN dënon deklaratat në Zebërnjak: Nacionalizmi serbomadh nuk ka vend në Maqedoninë e Veriut

VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Zebërnjak, duke i cilësuar ato provokim politik…

8 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes në Pejë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë këtë të hënë një seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca mësohet se do të mbahet…

9 minutes ago

Shtatë pritjet vendimtare të Klidman Lilos i sigurojnë OFI-t fitoren ndaj PAOK-ut

Klidman Lilo Klidman Lilo vazhdon të tregojë lartësinë e tij në katërkëndëshin e portës, teksa këtë herë vlerat i tregoi…

19 minutes ago

KRRE vendos ulje të çmimeve të benzinës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…

21 minutes ago