Zvicra ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Italisë duke i eliminuar “Azurrët” kështu nga Euro 2024 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.
Helvetikët rastin e parë serioz e patën në minutën e 24-të me anë të Breel Embolos i cili dështoi të shënojë ballë për ballë Gianluigi Donnarummës.
Italia në anën tjetër pati një paraqitje të zbehtë duke mos arritur që të krijojë ndonjë mundësi të mirë shënimi.
Pasi iniciativa ishte pothuajse gjatë tërë kohës në anën e tyre, përpjekjet e lojtarëve zviceran u shpërblyen me gol.
Në minutën e 37-të Zvicra arriti që të shënojë golin e epërsisë me anë të Remo Freuler i cili pranoi një pasim të mirë brenda zonës duke shënuar me qetësi për 1-0.
Fabian Rieder i Zvicrës ishte ai që iu afrua seriozisht golit të dytë kur në minutën e parë të shtesës bëri një gjuajtje të fuqishme nga goditja e dënimit, por u ndal nga Donnarumma.
Përkundër faktit që “Azzurrët” ishin në disavantazh, përsëri ishte Zvicra ajo që diktonte tempon e lojës duke mos lejuar të rrezikohej porta e Yann Sommer.
Në pjesën e dytë Italia ishte pak më e rrezikshme, por jo diçka mjaftueshëm për të ndryshuar epilogun e këtij takimi.
Scamacca në minutën e 75-të e pati rastin më serioz në këtë takim për italianët, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.
Në çerekfinale zviceranët do të luajnë me fituesin e ndeshjes Angli/Sllovaki.
Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e…
Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera. Ai u transferua…
Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah…
Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës. Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar…
Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të…
Një debat i fortë dhe emocional ka shpërthyer së fundmi në studio, ku opinionisti Valdrin Sahiti reagoi ashpër ndaj deklaratave…