Categories: sport

Zion Suzuki, portieri “hafu” i Japonisë që u përball me paragjykime për shkak të pamjes së tij

Zion Suzuki, portieri i kombëtares japoneze dhe aktualisht pjesë e Parmës, konsiderohet një nga profilet më të veçanta në futbollin e Japonisë. 23-vjeçari ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një baba ganez dhe një nënë japoneze, por që në moshë të vogël u transferua në Japoni, aty ku u rrit, u arsimua dhe hodhi hapat e parë në futboll.

Në Japoni, Suzuki përkufizohet si “hafu”, një term i përdorur për njerëzit me prejardhje të përzier, zakonisht me një prind japonez dhe tjetrin të huaj. Kjo fjalë, që rrjedh nga anglishtja “half”, përdoret gjerësisht në vend që prej viteve 1970. Megjithatë, ajo mbetet objekt diskutimi, pasi edhe persona të lindur dhe të rritur plotësisht në Japoni etiketohen si “hafu” vetëm për shkak të origjinës familjare.

Të lidhura

None found

Vetë portieri ka rrëfyer se që në fëmijëri është ndeshur me komente diskriminuese për shkak të paraqitjes së tij. Ai, megjithatë, zgjodhi ta kthejë këtë dallim në një pikë force. “Nëse dallohesh nga të tjerët, atëherë bëj diçka të mirë dhe dallo në mënyrën e duhur. Kështu njerëzit do të të kujtojnë për atë që je si person”, ka thënë Suzuki.

Kjo mënyrë të menduari pasqyrohet edhe në sjelljen e tij të përditshme. Te Parma, shokët e skuadrës kanë vërejtur se ai shpesh, pas ndeshjeve, pastron në qetësi dhomat e zhveshjes, duke u bërë shembull edhe për të tjerët. Për Suzukin, vetëbesimi dhe qëndrueshmëria janë vlera bazë. “Kur njerëzit më thonë se kam karakter të fortë, për mua është komplimenti më i madh”, është shprehur ai.

Gjatë rrugëtimit të tij në futboll, Suzuki është përballur disa herë me racizëm. Episodi më i rëndë u regjistrua në Kupën e Azisë 2024.

Pas një gabimi në ndeshjen ndaj Vietnamit, ai u vu në shënjestër të një vale të madhe urrejtjeje në rrjetet sociale, ku kritikat për paraqitjen sportive shumë shpejt kaluan në sulme raciste për shkak të origjinës së tij afro-japoneze.

E njëjta situatë u përsërit edhe pas sfidës ndaj Irakut, kur një tjetër gabim i tij u pasua nga një valë edhe më e madhe fyerjesh dhe mesazhesh urrejtjeje.

Historia e tij në futboll nisi thuajse rastësisht. Ai shoqëronte shpesh nënën në ndeshjet e vëllait të madh dhe kalonte kohën pranë portës me dorezat e portierit në duar. Në një moment, trajneri vendosi ta përfshinte edhe atë në stërvitje, dhe pikërisht aty mori udhë fillimi i tij në këtë sport.

Në vitet e formimit te Urawa Reds, zhvillimi i tij fizik ishte kaq i shpejtë, sa klubi zgjodhi t’ia kufizonte për një periudhë ngarkesën stërvitore, me synimin që trupi i tij të zhvillohej normalisht.

Kjo qasje solli rezultat, pasi sot Suzuki është një portier imponues me gjatësi 190 centimetra dhe peshë rreth 100 kilogramë.

Aktualisht, ai nuk shihet vetëm si një nga portierët më premtues të futbollit japonez, por edhe si një simbol i një Japonie gjithnjë e më të larmishme, duke dëshmuar se identiteti dhe origjina mund të shërbejnë si forcë dhe jo si pengesë.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

1 hour ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

1 hour ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

1 hour ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

1 hour ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

1 hour ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

1 hour ago