Categories: sport

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, dëmtimet sjellin shumë mungesa

Pablo Pagis është risia më e spikatur në listën e dytë të Zinedine Zidane si përzgjedhës i Francës. Sulmuesi është ftuar për herë të parë në kombëtaren e parë, që përgatitet për dy përballje vendimtare në Ligën e Kombeve, kundër Italisë dhe Turqisë.

Për francezët, takimi i parë do të jetë ai i 12 nëntorit në Milano ndaj Italisë, ndërsa më 15 nëntor do të luajnë në shtëpi kundër Turqisë. Për të siguruar vendin në çerekfinale, Francës do t’i mjaftonte një barazim përballë italianëve.

Të lidhura

None found

Renditja e grupit udhëhiqet nga Franca me 10 pikë. Pas saj vjen Italia me shtatë pikë, e më tej Belgjika me gjashtë, ndërkohë që Turqia mbyll klasifikimin pa asnjë pikë.

Hartimi i listës e ka vënë Zidane përballë disa dilemave për shkak të numrit të madh të lojtarëve të dëmtuar. Veç këtyre mungesave, Dayot Upamecano nuk do të udhëtojë drejt Italisë, pasi është i pezulluar.

Për këtë grumbullim, përzgjedhësi nuk do të mund të llogarisë, ndër të tjerë, te William Saliba, Jules Kounde, Maxence Lacroix, Manu Kone, Ousmane Dembele dhe Esteban Lepaul.

Në mesin e të ftuarve është sërish Aurelien Tchouameni, kurse për mungesën e Koundes është thirrur Malo Gusto. Pjesë e përzgjedhjes janë bërë edhe Andy Diouf, Jeremy Jacquet dhe Lucas Da Cunha.

Për sulmin, dy prej pikave ku do të mbështetet Zidane janë Kylian Mbappe dhe Michael Olise. Alternativa të tjera në dispozicion të tij janë Bradley Barcola, Desire Doue dhe Marcus Thuram, me këtë të fundit që kthehet në kombëtare.

Emrat e të gjithë futbollistëve të grumbulluar nga Franca, sipas reparteve, janë:

Në portë: Mike Maignan, Guillaume Restes, Robin Risser.

Në mbrojtje: Andy Diouf, Malo Gusto, Jeremy Jacquet, Pierre Kalulu, Ibrahima Konate, Adrien Truffert, Dayot Upamecano, Leny Yoro.

Në mesfushë: Eduardo Camavinga, Rayan Cherki, Lucas Da Cunha, Adrien Rabiot, Aurelien Tchouameni, Warren Zaire-Emery.

Në sulm: Bradley Barcola, Desire Doue, Kylian Mbappe, Michael Olise, Pablo Pagis, Marcus Thuram.

të fundit

Frederik Ndoci zgjedh Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin për një film tjetër së bashku

Në “Live me Luizin” në Top Channel ka qenë në një intervistë ndryshe këngëtari Frederik Ndoci ku ka treguar shumë…

43 seconds ago

Merz për antisemitizmin: Emigrantët që nuk njohin përgjegjësinë historike të Gjermanisë duhet të largohen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se emigrantët myslimanë që nuk pranojnë përgjegjësinë historike të Gjermanisë për Holokaustin nuk kanë…

16 minutes ago

Gërvalla në Forumin BE–Ballkani Perëndimor: Bashkëpunimi rajonal, i domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme,…

16 minutes ago

Atentat ndaj një 36-vjeçari shqiptar në Athinë, vrapoi 150 metra deri te makina pasi u qëllua

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë nga një armë zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos, në Athinë.…

18 minutes ago

Kurti receives IKKL annual report, praises work documenting war crimes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me…

32 minutes ago

President Shiroka Pula meets with mayors: Local government is closest to citizens

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga…

32 minutes ago