Categories: sport

Zidane nis drejtimin e Francës me 23 lojtarë, pesë debutues në listë

Zinedine Zidane ka bërë publike listën e tij të parë si trajner i Kombëtares së Francës, duke përzgjedhur 23 futbollistë pas zëvendësimit të Didier Deschamps gjatë verës.

Franca do ta fillojë sezonin 2026/27 të Ligës së Kombeve në Grupin A, ku në katër takimet e radhës do të luajë kundër Turqisë, Belgjikës dhe Italisë.

Të lidhura

None found

Në grupin e grumbulluar bëjnë pjesë disa prej emrave kryesorë të përfaqësueses nga rrugëtimi në Kupën e Botës 2026. Në krye të tyre janë kapiteni Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele.

Përveç futbollistëve të njohur, trajneri i ri ka përfshirë edhe pesë lojtarë që nuk kanë debutuar ende me ekipin e parë të Francës. Mes tyre është edhe Jeremy Jacquet, mbrojtësi i Liverpoolit.

Eduardo Camavinga është rikthyer në përfaqësuese, ndërsa në repartin e mesfushës janë përfshirë gjithashtu Rayan Cherki, Warren Zaire-Emery dhe Adrien Rabiot.

Debutimi i Francës në epokën e Zidanes do të zhvillohet në transfertën ndaj Turqisë, në Kocaeli. Pas këtij takimi, francezët do të udhëtojnë drejt Brukselit për ndeshjen me Belgjikën.

Portierë: Mike Maignan (Milan), Guillaume Restes (Toulouse), Robin Risser (Lens).

Mbrojtës: Andy Diouf (Inter Milan), Jeremy Jacquet (Liverpool), Pierre Kalulu (Juventus), Ibrahima Konate (Real Madrid), Jules Kounde (Barcelona), Maxence Lacroix (Chelsea), Adrien Truffert (Bournemouth), Dayot Upamecano (Bayern Munich).

Mesfushorë: Eduardo Camavinga (Real Madrid), Rayan Cherki (Manchester City), Lucas Da Cunha (Como), Manu Kone (Roma), Adrien Rabiot (Milan), Warren Zaire-Emery (PSG).

Sulmues: Bradley Barcola (Liverpool), Ousmane Dembele (PSG), Desire Doue (PSG), Esteban Lepaul (Rennes), Kylian Mbappe (Real Madrid), Michael Olise (Bayern Munich).

të fundit

Student List demands revision of agreements with Kosovo; EU recalls Serbia’s obligations

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…

17 seconds ago

Haxhiu unveils work plan for the 2027–2030 Parliamentary Agenda on women’s issues and gender equality

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…

35 seconds ago

10-year prison sentence for 60-year-old who randomly chose his victim and stabbed her in the back in Milan

Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…

52 seconds ago

Tragedy with 28-year-old Albanian in Germany: his aunt tells how father had to take a loan to bring his son’s body home

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…

1 minute ago

Ethnic and gender structure of 204 officials elected and appointed by the Assembly

Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike…

1 minute ago

Albi Qamili accused by Levica of securing votes for street renaming changes in Tetovo

Partia Levica ka reaguar ndaj zv/kryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, njëherësh kryetar i Komisionit për riemërimin e rrugëve,…

2 minutes ago