Edon Zhegrova, ylli i Juventusit, deklaroi se gjendja e tij fizike është e mirë, ndërsa nuk pranoi të ndalej te debati me Fisnik Asllanin gjatë ekzekutimit të penalltisë.
None found
Kosova u mposht 3-1 në transfertën ndaj Austrisë, në një takim ku vendasit patën kontrollin dhe dominuan në pjesën më të madhe të lojës.
Pas përfundimit të ndeshjes, në një prononcim për “Klan Kosova”, Zhegrova pranoi se Austria e meritoi triumfin dhe theksoi se është i gatshëm të nisë takimin e ardhshëm nga minuta e parë.
“Sonte nuk ishte nata jonë. Bëmë gabime, por ndeshja tashmë ka përfunduar. Duhet t’i analizojmë momentet kur gabuam dhe të përgatitemi për përballjen me Izraelin”.
“Në ndeshjen e fundit e nisa si titullar. Fizikisht jam mirë. Kisha një shqetësim të vogël, por nuk ishte diçka serioze”.
“Austria ishte skuadra më e mirë gjatë kësaj mbrëmjeje dhe kjo ndikoi në rezultat. Sa i përket golit dhe diskutimit me Asllanin, ato nuk kanë rëndësi. Ne kërkonim fitoren, por nuk arritëm ta merrnim”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është programuar të luhet më 1 tetor në Hungari.
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i gjyqësorit Gerti Shella komentoi masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH,…
Gazetari investigativ Vudi Xhymshiti, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj figurave dhe grupeve politike të lidhura me PDK-në…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera në dy…
Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta... [...]…
Kosova po i afrohet një tjetër pike kritike institucionale, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit…
Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, duke i hapur rrugë përfshirjes së tij në garën…