Edon Zhegrova po rrit shanset për të qenë në formacionin e parë të Juventusit në sfidën e Serie A kundër Lazios, e programuar për të dielën në orën 20:45.
None found
Paraqitjet e mira të fundit dhe vlerësimet pozitive nga trajneri Luciano Spalletti kanë shtuar pritshmëritë se sulmuesi kosovar do të ketë më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme.
Siç raporton mediumi italian “Tuttosport”, Zhegrova tashmë shihet si kandidat serioz për një vend në formacionin titullar. Në fillim të shtatorit, ndërkaq, ai konsiderohej ndër opsionet e fundit në repartin ofensiv të bardhezinjve.
Roli i 27-vjeçarit është rritur hap pas hapi: fillimisht u aktivizua si zëvendësues ndaj Sassuolos, e më pas dha kontribut edhe kundër Atalantas, duke asistuar në golin e Bremerit.
Lodhja e Francisco Conceiçãos mund të jetë një tjetër rrethanë në favor të kosovarit. Portugezi shpenzoi shumë energji në ndeshjen ndaj Celta Vigos, çka po e bën Spallettin ta konsiderojë me seriozitet aktivizimin e Zhegrovës nga minuta e parë ndaj Lazios.
Edhe komentet e fundit të Spallettit kanë qenë pozitive. Trajneri italian ka lavdëruar paraqitjet e anësorit kosovar dhe ka lënë të kuptohet se ai mund të marrë më shumë hapësirë në skuadër.
Ndeshja me Lazion mund të përbëjë një hap të rëndësishëm për futbollistin e Kosovës, që synon të fitojë besimin e plotë të trajnerit dhe të ketë rol më të madh te bardhezinjtë. Përbërja përfundimtare, megjithatë, mbetet në dorën e Spallettit.
Finalja e Final - Four, Egnatia - VllazniaPavarësisht se Vllaznia dha “impuls” pozitiv kundër Dinamos në fitoren 1-0, shtoi entuziazmin…
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja Brikena Metaj, ka reaguar për herë të parë pasi djali i saj u…
Një festë private e organizuar nga Vinicius Junior në Madrid është kthyer në temë diskutimi në mediat sportive, pasi në…
Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, ka konfirmuar se operacioni në nofull ka kaluar me sukses, pas lëndimit të pësuar në…
Në adresimin e sotëm në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar shtim të dhunës ndaj protestuesve, ato që ai…
Në mbështetje të revoltës studentore kundër qevërisë së Edi Ramës, që ka përfshirë prej rreth një jave Tiranën ka dalë…