Edon Zhegrova vazhdon të jetë kandidat për t’u larguar nga Juventusi, ndërsa Al-Ittihad mbetet një alternativë e mundshme për të ardhmen e futbollistit kosovar.
Klubi saudit ende nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për Zhegrovën, por ka zhvilluar kontaktet e para për të mësuar nëse lojtari është i disponueshëm dhe cili është vlerësimi i Juventusit për të.
None found
Sipas Fabrizio Romanos, Juventusi është i gatshëm të negociojë për një transferim të përhershëm, pasi Zhegrova konsiderohet plotësisht i hapur ndaj tregut të transferimeve.
Një tjetër tregues se ai nuk është pjesë e planeve kryesore të trajnerit Luciano Spalletti ishte përjashtimi i tij nga lista e Juventusit për fazën e ligës së Ligës së Evropës.
Al-Ittihad, ndërkohë, po fokusohet në transferimin e Chemsdine Talbit nga Sunderland. Në rast se kjo marrëveshje nuk realizohet, klubi nga Jeddah mund ta rikthejë vëmendjen te futbollisti i Kosovës.
Klubi saudit ka ende mundësi për të ndryshuar objektivin, pasi afati kalimtar në Arabinë Saudite përfundon më 6 shtator.
Juventusi raportohet se kërkon rreth 15 milionë euro për Zhegrovën dhe kjo shumë mund të rritet përmes bonuseve.
Futbollisti kosovar vazhdon të presë një zgjidhje për të ardhmen e tij, ndërsa koha në dispozicion për një transferim drejt Arabisë Saudite po shkurtohet.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…