Real Madridi i ka çuar një letër Federatës së Futbollit të Francës, duke insistuar se lojtarët e tyre që ftohen në Euro gjatë verës, nuk do të lejohen që të marrin pjesë ne Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris gjatë muaji korrik sipas L’Equipe.
Rregulli i njëjtë vlen edhe për lojtarët e tjerë si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Ferland Mendy dhe gjithashtu Kylian Mbappe i cili pritet që t’i bashkohet Real Madridit në verë.
None found
Gjiganti spanjoll beson se ata duhet të mbrojnë shëndetin e lojtarëve të tyre dhe t’i parandalojnë ata që të mbingarkohen gjatë angazhimeve me kombëtaret e tyre para fillimit të sezonit.
Barcelona nuk ia doli ta bëjë këtë me Pedrin në 2021 kur lojtari u lejua që të marrë pjesë në Euro dhe në Lojërat Olimpike në të njëjtën verë, ai ka ‘luftuar’ me lëndimet që prej asaj kohe.
Prandaj, Mbappe pritet t’i përmbahet këtij ultimatumi nga Real Madridi dhe të luajë vetëm në një kompeticion dhe jo në dy.
Në ndërkohë, rregulla e njëjtë do të aplikohet edhe për lojtarët e Real Madridit që do të luajnë në Copa Ameirca si Fede Valverde, Vinicius, Eder Militao dhe Rodrygo. Këta lojtarë nuk do të lejohen që të luajnë në Lojërat Olimpike dhe në Copa.
Shtetet janë të lejuara që të ftojnë tre lojtarë më të vjetër se 23 për të luajtur në Lojërat Olimpike, gjë që ka shqetësuar madrilenët duke marrë parasysh se shumë nga lojtarët e tyre mund të luajnë në të dy kompeticionet. /Telegrafi/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…