sport

Mbappe flet më në fund rreth transferimit të tij te Real Madridi

Është shumë e pritshme që Real Madridi më në fund do të ketë në dorë Kylian Mbappe këtë verë. 24-vjeçari ka njoftuar tashmë Paris Saint-Germain për qëllimin e tij për t’u larguar kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, gjë që do t’i hapte derën Los Blancos.

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur ato raportime janë shfaqur, por që atëherë, ka pasur pak lëvizje.

Të lidhura

None found

Sipas Diario AS, ende po punohet për kushtet personale mes kampit të Mbappes dhe Real Madridit dhe vetë lojtari ka konfirmuar se ende nuk ka marrëveshje,

“Nuk kam njoftuar asgjë sepse nuk kam pasur çfarë të njoftoj. Nëse nuk kam, është sepse nuk kam asgjë për të njoftuar. Ditën që kam diçka për të njoftuar, do ta them. Nuk jam fshehur kurrë. Më vjen keq që ju zhgënjej, por nuk kam asgjë të këndshme për të njoftuar”, ka thënë fillimisht Mbappe.

Marrëveshja pritet të vijë së shpejti dhe kur të ndodhë, vëmendja do të kthehet se Mbappe, i cili ka qenë temë bisede në javët e fundit.

Franca dëshiron yllin e saj në Lojërat Olimpike të kësaj vere, të cilat mbahen në Paris, por Real Madrid nuk ka ndërmend të lejojë asnjë nga lojtarët e tyre të marrë pjesë në këto lojëra.

Mbappe e trajtoi këtë situatë dhe ai pranoi se ka pak fjalë për rezultatin.

“Unë kam pasur gjithmonë të njëjtën ambicie. E kam thënë gjithmonë që është një ngjarje që nuk varet nga unë. Vendimi përfundimtar merret gjithmonë nga i njëjti person (klubi që e paguan). Nuk mund të komentoj. Distancohem nga situatat”, përfundoi francezi.

Real Madrid dëshiron që Mbappe të arrijë sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë verës, por nëse ai do të luante në ‘Paris 2024’, gjasat janë që ai të humbasë fillimin e sezonit të ardhshëm – i pari i tij në klub.

Për më tepër, me luajtjen e dy turneve në një verë, kjo do të rriste masivisht mundësinë e tij për të marrë një dëmtim ose për të ndikuar në gjendjen e tij fizike në një afat më të gjatë. /Telegrafi/

të fundit

Trenchevska: Second budget revision shows fiscal failure and government irresponsibility, citizens pay the price

"Ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është një dokument që nuk përfaqëson thjesht një rregullim kozmetik ose teknik,…

10 minutes ago

Sali and Mickoski meet Haxhiu: Fraternal relations with Kosovo, basis for new cooperation

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në…

10 minutes ago

Law on the Specialist Chambers remains stalled in the Assembly despite PDK’s call for completion within four weeks

Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri…

11 minutes ago

I tell you everything, but you don’t tell me” – testimony about Qerimi’s meetings in the espionage trial

Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale…

11 minutes ago

Arlinda Zekaj was killed despite reports and a protection order: Six questions that demand answers

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, nuk ishte një viktimë e panjohur për institucionet. Përkundrazi, rasti i saj kishte…

12 minutes ago

Suspected head of drug network in Spain arrested in Tangier; 86 detained and 11 tonnes of hashish seized

Autoritetet spanjolle dhe marokene kanë goditur një nga rrjetet e mëdha të trafikimit të kanabisit në Spanjë, duke arrestuar 86…

12 minutes ago