Dje, programi sportiv i La SER ‘Libre y Directo’ zbuloi rrogën që merr Adnan Januzaj duke luajtur për Sevillan.
E shifrat kanë ngjallur zemërimin dhe shqetësimin e tifozëve të Sevillas.
None found
Edhe pse Adnan Januzaj mbërriti si transferim i lirë te Sevilla FC, ai është një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e klubit spanjoll.
Futbollisti belg, qoftë për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuar apo për shkak të mungesës së angazhimit, ka marrë pjesë vetëm në 16 ndeshje që kur ka luajtur për skuadrën e Seviljes.
Siç raportohet në programin sportiv La SER ‘Libre y Directo’, paga e Adnan Januzajt te Sevilla FC shkon në 2.7 milionë euro neto. Domethënë, i kushton klubit të Sevillas 5.4 milionë euro bruto në sezon që të ketë belgun në skuadër.
Rrjedhja e pagës së Adnan Januzajt ka ngjallur zemërimin dhe shqetësimin e tifozëve të Sevillas. Ky është një lojtar që nuk ka shënuar që kur ka ardhur te ky klub dhe po merr shumë para, duke dhuruar pak.
Tifozët e Sevillas duan që ai të largohet nga skuadra. /GazetaSinjaliSport/
Vera von Lehndorff, e njohur botërisht si Veruschka dhe një nga figurat më ikonike të modës së viteve ’60, ka…
Këngëtarja e njohur botërore, Celine Dion, ka ndarë një mesazh emocionues me ndjekësit e saj, duke shprehur mirënjohjen për gjithë…
Një hetim i SPAK, i nisur me objektiv të qartë për të “kryqëzuar” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj,…
Tre futbollistët më të vlefshëm nga Amerika e Jugut në futbollin botëror kanë një vlerë të përbashkët prej 360 milionë…
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar në Kuvend aktin…
Një politikë më e fortë e akcizës mund të kontribuojë në uljen e pirjes së duhanit dhe rritjen e të…