Adnan Januzaj ka mbetur te Sevilla edhe pas mbylljes së afatit kalimtar dimërorë për transferimin e futbollistëve.
Përkundër se pritej që sulmuesi kosovar të largohet nga klubi andaluzian shkaku i hapësirave të pakta, Januzaj do të mbetet te Sevilla së paku deri në verë.
None found
28-vjeçari ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje këtë edicion mes La Ligas dhe Copa del Rey ku në total ka të zhvilluara 307 minuta dhe klubi nuk llogarit në shërbimet e tij.
Drejtori sportiv i Sevillas, Víctor Orta ka shpërthyer ndaj sulmuesit kosovar duke thënë se ai ka refuzuar gjashtë oferta në janar, nga Turqia, Skocia dhe Franca, por të gjitha janë refuzuar nga Januzaj.
“Po Januzaj është një pyetje që duhet t’i bëhet lojtarit. Kemi marrë deri në gjashtë oferta nga klube të tjera në Skoci, Turqi dhe Francë dhe kemi pranuar dy nga ato oferta, por lojtari nuk ka qenë i gatshëm të largohet”.
“I thashë personalisht se ishte mirë për klubin që të largohet, por lojtari nuk ishte i gatshëm të largohej. Për të nuk është problem të ketë minuta për t’u zhvilluar si futbollist dhe ai pranon që ka një kontratë aktuale. Prej aty, debati u mbyll”.
“Ne i kemi thënë gjithmonë se cila ishte ideja e klubit, e cila ishte që një lojtar të zhvillohet duke luajtur dhe duke grumbulluar minuta. Nëse ai ka një ide tjetër, ai është ai”, deklaroi Victor Orta.
Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigja nga Adnan Januzaj, i cili ka thënë se akuzat e drejtorit sportiv janë të pavenda.
“Nisur nga deklaratat e fundit të drejtorit sportiv të Sevilla FC, Víctor Orta, në të cilat më vë në dukje dhe më akuzon me një sërë komentesh absolutisht të pavenda, deklaroj se në asnjë rast nuk kam refuzuar të largohem nga Sevilla FC”.
Januzaj ka thënë se ka pasur oferta, por nuk është larguar shkaku se ato nuk kanë qenë destinacionet e duhura për të ndryshuar skuadër.
“Po, ka pasur disa oferta, por i kam refuzuar sepse nuk i kam konsideruar si destinacionet e duhura për arsye të ndryshme. Victor Orta nuk po thotë të vërtetën dhe ai e di shumë mirë se cilat kanë qenë mendimet e mia në çdo kohë. Asnjëherë, në 11-vitet e karrierës sime profesionale, nuk kam pasur ndonjë problem”.
“Gjatë gjithë këtyre viteve, dhe në ekipe të ndryshme, kam treguar aftësinë time dhe një respekt të thellë për çdo klub. Akuzat e Victor Orta më duken të papërshtatshme. Dua të tregoj se mund ta kthej situatën. Këtë sezon kam luajtur 300 minuta dhe shpresoj, me më shumë mundësi, të mund të ndihmoj skuadrën dhe shokët e mi”, u shpreh Januzaj. /Telegrafi/
Ylber Ramadani Shqipëria do të përballet të shtunën me Bjellorusinë, në kuadër të nisjes së rrugëtimit në Nations League, sfidë…
Rey ManajKombëtarja shqiptare bën rikthimin e saj në fushë këtë javë, teksa sfida e parë në Nations League pritet të…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” do të provojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, pavarësisht se nuk do…
Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku…
Ndërmarrja “Trepça” ka nisur lirimin dhe rikthimin në posedim të një parcele në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit të Arteve,…
Studentët anëtarë të Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur marshin protestues ndaj aktgjykimit të Dhomave të…