sport

Zbulohet lista prej 20 ekipeve që përfitojnë më së shumti para bazuar në shitjet e fanellave

Është zbuluar lista prej 20 ekipeve që gjenerojnë më së shumti para bazuar nga shitjet e fanellave të lojtarëve.

UEFA e ka lëshuar raportin financiar ku ndër të tjerash është bërë e ditur se cilat janë klubet më të mëdha në botën e futbollit në aspektin e shitjes së fanellave.

Sipas atij raportimi, Barcelona kryeson listën duke lënë mbrapa Real Madridin dhe Bayern Munichun. Fanellat e katalanasve prodhohen nga Nike, dhe në vitin 2023 ata kanë gjeneruar plotë 179 milionë euro.

Real Madridi në anën tjetër, fanellat e të cilëve prodhohen nga Adidas kanë gjeneruar 155 milionë euro shitje nga fanellat ndërsa Bayerni që po ashtu ka sponsor Adidas, kanë gjeneruar 147 milionë euro.

Liverpooli është klubi anglez me më së shumti para të fituara nga shitja e fanellave me 132 milionë euro nga fanellat e tyre Nike.

Pas tyre renditet Manchester United të cilët kanë një marrëveshje luksoze me Adidas dhe kanë gjeneruar plotë 130 milionë euro.

Paris Saint-Germain (97 milionë euro), Arsenal (89 milionë euro), Chelsea (87 milionë euro), Juventus (74 milionë euro) dhe Tottenham (74 milionë euro) përbëjnë top dhjetëshen.

Top 20 klubet me më së shumti para të gjeneruara nga shitjet e fanellave në 2023:

1.Barcelona (Nike) – 179 milionë euro

2.Real Madrid (Adidas) – 155 milionë euro

3.Bayern Munich (Adidas) – 147 milionë euro

4.Liverpool (Nike) – 132 milionë euro

5.Manchester United (Adidas) – 130 milionë euro

6.Paris Saint-Germain (Nike) – 97 milionë euro

7.Arsenal (Adidas) – 89 milionë euro

8.Chelsea (Nike) – 87 milionë euro

9.Juventus (Adidas) – 74 milionë euro

10.Tottenham (Nike) – 74 milionë euro

11.Manchester City (Puma) – 73 milionë euro

12.Borussia Dortmund (Puma) – 54 milionë euro

13.AC Milan (Puma) – 47 milionë euro

14.Ajax (Adidas) – 41 milionë euro

15.Galatasaray (Nike) – 35 milionë euro

16.Leeds United (Adidas) – 35 milionë euro

17.Celtic (Adidas) – 34 milionë euro

18.Fenerbahce (Puma) – 31 milionë euro

19.Eintracht Frankfurt (Nike) – 26 milionë euro

20.Inter Milan (Nike) – 26 milionë euro

të fundit

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…

5 hours ago

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës,…

5 hours ago

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me…

5 hours ago

Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën

Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për…

6 hours ago

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…

6 hours ago

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…

6 hours ago