sport

Zbulohet dokumenti i cili tregon shumën e jashtëzakonshme të parave që Salah fiton jashtë futbollit

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është lojtari me pagën më të madhe në klub, por egjiptiani gjithashtu përfiton një shumë të majme parash edhe jashtë futbollit.

Salah nënshkroi një kontratë të re me Liverpoolin në 2022 ku sipas saj ai përfiton 400 mijë euro në javë, dhe ai kishte tërhequr interesim nga Liga Saudite një vit më pas, të cilët ishin të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për shërbimet e tij.

Të lidhura

None found

Ish-sulmuesi i Romës do të përfitonte një pagë ‘astronomike’ prej 175 milionë eurosh në sezon, por duket se Salah po e arrin këtë shumë falë marrëveshjeve komerciale.

Mediumi anglez The Mirror, ka marrë akses në një dokument financiar i quajtur ‘Salah UK Commercial’, ku sipas të dhënave të publikuara në atë dokument, Salah ka përfituar 5.4 milionë euro si pjesë e marrëveshjeve të sponsorizimit.

Ai ka marrëveshje të profilit të lartë me kompanitë si Pepsi, Adidas, Uber dhe të tjerat që i kanë grumbulluar Salahut një shumë prej 27 milionë eurosh përgjatë tri viteve.

Në vitin e fundit tatimor, Salah thuhet se kishte përfituar 11 milionë euro përmes marrëveshje personale të sponsorizimit duke i siguruar vetes një të ardhme të mirë kur të pensionohet.

Duke marrë parasysh largimin e Jurgen Klopp në fund të sezonit, Salah mund të joshet për një aventurë të re, ndërsa kujtojmë se interesim serioz për të më herët kishte shfaqur Al Ittihadi. /Telegrafi/

të fundit

Zgjedhjet në SHBA/ Demokrati Adam Hamilton i jep fund dominimit 94-vjeçar republikan në Kansas, siguron mandatin në Senat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

6 minutes ago

Sonte mposhtëm Goliathin”, demokrati James Talarico thyen dominimin republikan në Teksas pas 38 vitesh

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

7 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…

8 minutes ago

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

11 minutes ago

Costa: Reformat mund t’i çojnë më shpejt Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…

11 minutes ago

Në Kuvend zhvillohen diskutime për të drejtat e njeriut, diplomacinë dhe financat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…

22 minutes ago