Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut, mund të përballin Gianni Infantinon me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo.
Diallo ka siguruar mbështetjen unanime të shoqatave kombëtare të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe në Këshillin e FIFA-s. Përpara se kandidatura të bëhet zyrtare, ajo duhet të marrë miratimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Franceze të Futbollit.
None found
UEFA ka shprehur përkrahjen për kandidatin francez, duke argumentuar se futbolli botëror ka nevojë për ndryshime në drejtim. Konfederata evropiane ka vënë në dukje rëndësinë e transparencës, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të futbollit në çdo rajon të botës.
Në shtator, Federata Franceze e Futbollit hoqi mbështetjen për rizgjedhjen e Infantinos, duke thënë se besimi ndaj tij ishte dëmtuar. Letrat e mëparshme të përkrahjes për presidentin aktual janë tërhequr edhe nga federatat e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë.
Ndërkohë, Infantino është kritikuar gjerësisht, sidomos pas polemikave që shkaktuan planet për t’u shitur investitorëve privatë aksione të Kupës së Botës. Pas reagimeve të forta nga drejtues të futbollit botëror, ai u tërhoq nga propozimi.
Infantino kërkon një mandat të katërt në krye të FIFA-s. Gara e marsit 2027 pritet të jetë një përballje e rëndësishme për të ardhmen e drejtimit të futbollit botëror.
Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Minuta e parë, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Gjakovën, ku pas një rasti që dyshohet se lidhet me një…
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…