Categories: sport

Zbulohen tre fituesit e radhës nga gara “Eksperti” për javën e pestë

Gara emocionuese “Eksperti” e Telegrafit, e cila po mbahet gjatë Kampionatit Botëror 2026, vijon të gjallërojë audiencën me mbi 7500 pjesëmarrës që tashmë kanë sfiduar aftësitë e tyre parashikuese për ndeshjet e turneut.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të katër javëve të para dhe shpërblimit të fituesve përkatës, tani ka ardhur momenti për të shpallur edhe tre konkurentët më të suksesshëm të javës së pestë, të cilët arritën të siguronin më shumë pikë falë parashikimeve të tyre.

Kreu i renditjes u zë nga pjesëmarrësi me emrin “Afrim”, i cili arriti të mbledhë gjithsej 58 pikë, duke siguruar kështu shpërblimin kryesor javor: një fundjavë relaksuese në restoring FAFA.

Menjëherë pas tij, në pozitën e dytë me 56 pikë, u klasifikua “Erjoniii” duke fituar një vaucher me vlerë 50 euro nga Suna Sport. Podiumi u plotësua nga “zizou”, i cili grumbulloi 52 pikë dhe u shpërblye me një orë inteligjente Samsung FIT3.

Të tre fituesit tashmë janë njoftuar nga stafi i Telegrafit përmes adresës elektronike që kanë përdorur për t’u regjistruar në platformën shpërblyese “Eksperti”, për të marrë shpërblimet dhe udhëzimet e nevojshme.

Konkurrenca mbetet e ndezur për javën e fundit, teksa mijëra përdorues vazhdojnë të garojnë për shpërblime tërheqëse duke parashikuar ecurinë e ndeshjeve të Botërorit.

Pikët e fituesve të javës së pestë janë përllogaritur nga të dhënat e grumbulluara gjatë periudhës 6 korrik (e hënë) deri më 12 korrik (e diel) në orën 23:59, intervali që përcaktonte javën e pestë të aktivitetit “Eksperti”.

Ndërkohë, java e gjashtë ka nisur pas orës 00:01 të datës 13 korrik (e hënë) dhe do të zgjasë deri në orën 23:59 të së dielës, po ashtu më 13 korrik.

Gjatë gjithë kampionatit, garuesit e “Ekspertit” do të synojnë të ngjiten sa më lart në renditje, ndërsa në përfundim të Botërorit 2026, pjesëmarrësit më të dalluar do të marrin çmime madhore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrike Segway dhe një PlayStation 5.

Rregull shtesë: Në rastet kur dy apo më shumë lojtarë grumbullojnë pikë të barabarta, klasifikimi përcaktohet nga kritere shtesë të paracaktuara nga sistemi. Përparësi u jepet atyre që kanë numër më të madh rezultatesh të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë golash dhe më shumë fitues ndeshjesh të parashikuar saktë. Në qoftë se barazimi vijon edhe më tej, atëherë përparësi fiton lojtari që e ka regjistruar parashikimin i pari.

të fundit

Sulmi ndaj 12-vjeçares nga Mitrovica, KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e publikuara në…

7 minutes ago

Crisis Management Center: Of the 31 fires reported, 23 have been extinguished and eight remain active

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tetë janë aktive…

24 minutes ago

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Janë identifikuar viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një çift me origjinë shqiptare…

24 minutes ago

Rama Gathers Socialist Leaders and Ministers in Pogradec Today, With “Besa” Document and Government’s Record in Focus

Me përfundimin e gushtit, brenda Partisë Socialiste po shtohet dinamika politike, ndërsa kryeministri Edi Rama, ka planifikuar një seri takimesh…

25 minutes ago

Walker” Operation in Shkodër/ 56-Year-Old Man from Durrës Arrested on Suspicion of Stealing from a Taxi and Bicycles (NAME)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, duke vënë në pranga shtetasin Fatos Arifi,…

25 minutes ago

Alarm in Britain: Iran-Linked Cyberattack Shut Down Power Plant for Four Days

Një termocentral në Britani mbeti jashtë funksionit për katër ditë pas një sulmi kibernetik që dyshohet se u krye nga…

25 minutes ago