Një grup hetimor, i përbërë nga prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, një ekspert dhe ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka këqyrur vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë në rrugën komunale Ilinden-Milladinovc. Ngjarja u regjistrua pranë bazës policore Brest, brenda territorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.
None found
Sipas informacionit të Prokurorisë, përplasja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit. Një Opel korsa me targa të Kumanovës, që drejtohej nga një 19-vjeçar nga Kumanova, u përplas me një Hjundai I30, në timonin e të cilit ndodhej një 51-vjeçar nga Marino.
Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e Hjundai-t dhe djalin e tij 18-vjeçar, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje. Vajza 18-vjeçare e familjes u plagos rëndë. Lëndime serioze morën edhe drejtuesi i korsës dhe pasagjeri 18-vjeçar që udhëtonte me të; të dy u transportuan në spital në gjendje të rrezikshme për jetën.
Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për dy viktimat. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se Kosova pret kthimin e tyre…
Aktivistët e ekstremit të djathtë në Britani po përdorin taktika të reja dhe më të koordinuara në protestat kundër emigracionit,…
Princ Leka dhe Blerta Celibashi, janë fotografuar gjatë një shëtitjeje në shoqërinë e djalit të tyre, Aleksandrit. Të veshur në…
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje për nënkryetarët e Kuvendit,…
Detaje tronditëse nga grabitja brutale e vitit 2023, ku Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij Alessia Elefante u sulmuan në…
Një grua që dëshmoi kundër babait të saj pas vrasjes brutale të nënës nga mafia italiane dyshohet se i ka…