sport

Zbulohen favoritët e Topit të Artë 2024 – befasi në mesin e emrave

Ceremonia e Topit të Artë për vitin 2024 do të zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris të Francës më datë 28 tetor.

Kanë mbetur më shumë se gjysmë viti para se të shpallet fituesi i çmimit më të madh individual për futbollistët, Topi i Artë.

Të lidhura

None found

Por, shtëpitë e basteve kanë përcaktuar tashmë favoritët, ku nuk mungojnë befasitë në renditje.

Sipas probabiliteteve të ofruara nga Megapari, ylli i Real Madridit, Jude Bellingham kryeson shanset për të fituar me 25 përqind probabilitet.

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është i dyti afër me 22.2 përqind shanse, ndërsa pas tij vijnë Harry Kane i Bayern Munich dhe ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, me të dy sulmuesit që kanë 18.2 përqind shanse.

Shoku i skuadrës së Haaland, Rodri është gjithashtu në top 5, por shanset e tij prej 10 përqind, sugjerojnë që lojtarët e basteve nuk kanë shumë besim tek ai.

Befasia ndoshta është tek fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili gjenden i gjashti, edhe pse larg kampionateve evropiane.

Argjentinasi ka tashmë tetë Topa të Artë në kabinetin e tij të trofeut, por shanset e tij për të shtuar trofeun e nëntë janë të barabarta me Rodri-n që ka 10 përqind probabilitet.

Sigurisht, Messi mbetet ylli më i madh në Inter Miami, por zakonisht, vetëm lojtarët nga ligat më të mira evropiane e fitojnë Topin e Artë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago