Një superkompjuter ka bërë parashikimet për fituesit e Topit të Artë gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke përfshirë futbollistë si Lamine Yamal, Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Endrick.
Topi i Artë i këtij viti i është dorëzuar Harry Kane, i cili triumfoi përpara Lamine Yamalit dhe Kylian Mbappes. Megjithatë, tashmë vëmendja është përqendruar te emrat që mund ta fitojnë këtë trofe në edicionet e ardhshme.
None found
Parashikimi për vitin 2027 i jep avantazhin Jude Bellinghamit. Mesfushori anglez vjen pas një paraqitjeje të shkëlqyer në El Clasico, ku Real Madridi mposhti Barcelonën 2-1.
Emri më i spikatur në listë është ai i Lamine Yamalit. Sulmuesi i Barcelonës e ka nisur sezonin 2026/27 në mënyrë të jashtëzakonshme, duke realizuar tetë gola dhe gjashtë asistime në dhjetë ndeshje në të gjitha garat.
Sipas llogaritjeve të superkompjuterit, Yamal do ta fitojë trofeun në vitin 2028. Ai parashikohet të shpallet sërish fitues në vitet 2031 dhe 2035, një sukses që do ta vendoste yllin spanjoll mes futbollistëve më dominues të gjeneratës së tij.
Michael Olise shihet si fituesi i mundshëm i vitit 2029, teksa pritet të marrë një rol udhëheqës te Bayern Munichu. Për vitin 2030, parashikimi i drejtohet Erling Haalandit.
Endricku është emri i përzgjedhur për vitin 2032. Braziliani pritet ta tregojë potencialin e tij te Real Madridi dhe të ngjitet në elitën e futbollit botëror.
Një parashikim tjetër i papritur lidhet me Pau Cubarsin. Mbrojtësi i Barcelonës shihet si fitues i Topit të Artë në vitin 2033 dhe, nëse kjo ndodh, do të bëhej mbrojtësi i parë që prej Fabio Cannavaros në vitin 2006 që e fiton këtë çmim.
Një vit më pas, në 2034, superkompjuteri parashikon triumfin e Arda Gulerit, i cili po kërkon të fitojë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm te Real Madridi.
Lista mbyllet me Estevaon e Chelseat, të cilit i atribuohet fitimi i Topit të Artë në vitin 2036.
Në tërësi, parashikimet tregojnë se klubet e La Ligës dhe të Ligës Premier mund të kenë epërsi në garën për çmimin individual më të rëndësishëm të futbollit gjatë dekadës së ardhshme.
Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues kanë nisur t’u vënë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të…
Real Madridi ka marrë lajme pozitive sa i përket gjendjes fizike të mesfushorit Federico Valverde, i cili u detyrua të…
Hoxha, në varrimin e Arlinda Zekajt, të cilës ia mori jetën kunati, ka bërë një lutje të fuqishme për popullin…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimin e lëndëve penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda…
Paris Saint-Germain ka nisur të shqyrtojë mundësitë në tregun e transferimeve pas lëndimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias, ndërsa në…