sport

Zbulimi i sezonit, Kvaratskhelia: Ronaldo idhulli im, dua të fitoj Championsin dhe Kampionatin me Napolin

Khvicha Kvaratskhelia është lideri i këtij sezoni të Napoli, i cili ka pasur një fillim sezoni të shkëlqyer.

Teknika, shpejtësia dhe fuqia janë në shërbim të skuadrës së Spalletti-t, ndërsa vazhdojnë të udhëheqin Serie A.

Të lidhura

None found

Një lider në fushë dhe një pilot me ide të qarta për objektivat që dëshiron të arrijë me fanellën blu.

Champions League apo Scudetto? “Pse duhet t’i zgjedh? Të dyja. Askush nuk ka kufij. Ne mund të rritemi së bashku, dorë për dore .Në Napoli është një ekip plot me lojtarë shumë të fortë, shumë të mirë: nëse vazhdojmë kështu, mund të arrijmë edhe më lart se sa mendojnë të gjithë.

Napoli është si një familje, një grup i bashkuar që punon me përkushtim, ne të gjithë shkojmë në të njëjtin drejtim, është një ekip i mrekullueshëm ”, theksoi fillimisht në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”.

Lojtari gjeorgjian gjithashtu ka theksuar se Cristiano Ronaldo është idhulli i tij.

Idhulli? “Cristiano Ronaldo është idhulli im, edhe nëse i pari ishte Guti i Real Madridit. Kur luaja në rrugët e Tbilisi me miqtë e mi, vishja një fanellë të bardhë, duke shkruar emrin e tij në shpinë”, përfundoi 21-vjeçari.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

3 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

3 hours ago