sport

Ylli i Shqipërisë bëhet hit me këpucët e veçanta sportive që mbante veshur sot ndaj Kroacisë

Pasi shënuam golin më të shpejtë ndonjëherë në një kampionat evropian në humbjen 2-1 ndaj Italisë, Shqipëria jonë vazhdoi të impresionojë edhe një herë sot, duke marr një barazim dramatik kundër Kroacisë (2-2) në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2024.

Një lojtar në veçanti u dallua, duke u bërë temë në mediat më të njohura botërore. Jasir Asanin, i cili asistoi te goli i shënua nga Qazim Laçi me një harkim të përsosur, u bë temë edhe pasi kishte bërë një zgjedhje speciale të këpucëve të ndeshjes së sotme.

Të lidhura

None found

29-vjeçari, i cili luan për Gwangju në Korenë e Jugut, doli në fushë me një palë këpucë sportive të personalizuara me imazhe të Super Mario Bros.

Në këmbën e tij të majtë, Asani kishte një imazh të hidraulikut ikonik italian të Nintendo, Mario, duke kërcyer në ajër pasi (me sa duket) goditi një breshkë dhe kishte mbledhur një sasi monedhash ari.

Në këmbën e tij të djathtë (po, ju e merrni me mend) ishte Luigi, vëllai i Marios dhe partneri i krimit në kaq shumë aventura video-lojërash.

Me Super Mario në këmbët e tij, Asani luajti një rol të rëndësishëm në barazimin ndaj Kroacisë.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk është lojtari i vetëm që ka ardhur në Euro 2024 me këpucë me porosi, pasi edhe disa yje të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë.

Roman Schmid (Austri),Ferland Mendy (Francë), Lamine Yamal (Spanjë) dhe Toni Kroos (Gjermani) u pane me këpucë speciale tani në Euro 2024.

të fundit

Protestat në Tiranë, Jim McGovern kërkon ndalimin e dhunës dhe dëgjimin e qytetarëve

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…

2 minutes ago

“Big Brother VIP Kosova 5” nuk paska më sekrete? Olti Curri publikon listën me 22 emra, zbulohen personazhet që mund të futen në shtëpi

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, një listë me…

10 minutes ago

“A do ta jepni dorëheqjen?” Rama kërkoi largimin e gjithë drejtorëve të institucioneve, Dashnor Sula surprizon me përgjigjen: Kam pasur ndërhyrje nga të majtët dhe të djathtët!

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, protestat dhe kërkesën e…

14 minutes ago

Getafe i ofron Sanchos vetëm 11 mijë euro në javë, shumë larg pagës te United

Jadon Sancho mund të përballet me një ulje drastike të pagës nëse vendos të transferohet te Getafe. Sipas The Telegraph,…

16 minutes ago

Bordi i Paqes vlerëson kontributet e Kosovës, Shqipërisë dhe Marokut për Gazën

Lidhur me marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar Bordi i Paqes, duke…

22 minutes ago

Albania signs agreement to join the International Stabilization Force in Gaza

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit…

38 minutes ago