Një lojtar nga Premier League është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar të dashurën e tij dhe gjithashtu i ka dërguar mesazhe jo të përshtatshme.
Akuzat janë raportuar nga ‘The Sun’, i cili thotë se situata është shumë serioze dhe pretendohet se ka të paktën disa akuza. Thuhet se policia në vitin 2019 ka shkuar te shtëpia e lojtarit për ta arrestuar por për një shumë të konsiderueshme parash të dhëna nga lojtari, i ka dhënë fund çështjes.
Futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, ka angazhuar avokatët e tij të cilët kanë bërë propozimin e pagesës.
Themeluesja e fushatës së Futbollit të Bashkuar Kundër Dhunës në Familje, Teresa Parker tha për The Sun: “Ky rast tregon se si sasia e konsiderueshme e pushtetit dhe e parave brenda futbollit mund të nënkuptojë se akuzat për abuzim në familje ose forma të tjera të dhunës ndaj grave nga lojtarët, shihen si çështjet që duhen menaxhuar”.
“Si në këtë rast, ajo që mund të ndodhë është që të bëhet çdo përpjekje që ajo që shihet si problem të largohet”.
“Të gjitha klubet dhe organizatat e futbollit duhet të kenë politika të abuzimit në familje, për t’u siguruar që ata të mos bëhen mundësues dhe justifikues të meshkujve që abuzojnë me partneret e tyre”, thuhet më tej nga ajo.
Lajmet për arrestimin vijnë pasi Mason Greenwood i Manchester United u arrestua muajin e kaluar nën dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje përpara se të lirohej me kusht.
Megjithatë, nuk ka asnjë sugjerim që lojtari i paidentifikuar në raportin e ‘The Sun’ është Greenwood./ h.ll/albeu.com
Arti në zi! Ndërron jetë sopronoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos. Luiza Çako, ka pasur një karrierë të pasur…
Në një intervistë për emisionin “Andale”, Kristi Aliaj foli për muzikën e fituesit të "Big Brother VIP Albania" Luiz Ejllit,…
Këtë të hënë në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si…
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të…
Sot, më 29 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike, duke bërë që vranësirat të jenë prezente…