Në një intervistë për emisionin “Andale”, Kristi Aliaj foli për muzikën e fituesit të “Big Brother VIP Albania” Luiz Ejllit, duke theksuar se nuk është aspak i tërhequr nga drejtimi që ai ka zgjedhur të ndjekë.
“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë”,- u shpreh Kristi gjatë intervistës.
None found
Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.
“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh”, – shtoi ish-banori i ‘BBVA’.
Kujtojmë se në atë edicion të dytë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli, arriti të fitonte jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ai vijoi karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka qenë më i stepur nga televizioni.
Pa arritjen e një armëpushimi të plotë në Liban, Irani nuk do t’i rikthehet bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, ka…
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se garat në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë…
Donald Trump ka hedhur dyshime të reja mbi raportin e tij aktual me Izraelin, duke deklaruar në një intervistë për…
MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje publike në Manastir, për shkak se dyshohet…
Odise RoshiKontrata e Odise Roshit me klubin turk të Ankara Keciorengucu, përfundon me 30 qershor [...]Read More...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po bën çmos që të ndjekë sa më shumë ndeshje të Kupës së Botës 2026…