sport

Ylli i Man United ndihet i nënvlerësuar dhe po kërkon rritje masive të pagës

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, po ndihet i nënvlerësuar në “Old Trafford”, sipas një raportimi të ri.

Përkundër faktit që fituan FA Cup muajin e kaluar, United pati një sezon zhgënjyes shkaku i formës së dobët, lëndimeve dhe problemeve të tjera jashtë fushës.

Trajneri Erik Ten Hag dhe shumica e stafit janë ende të pasigurt sa i përket të ardhmes së tyre teksa po i afrohemi afatit kalimtar veror.

The Guardian ka raportuar se kapiteni i klubit Fernandes, ndihet i nënvlerësuar dhe dëshiron që të jetë në mesin e lojtarëve me pagën më të lartë.

Ylli portugez ka nënshkrua një marrëveshje në prill të vitit 2022 sipas së cilës fiton 220.000 në javë me një kontratë e cila skadon në vitin 2026, por që ka opsionin e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Në krahasim, Marcus Rashford dyshohet se ka një pagë bazë prej 365.000 në javë, pak më shumë se Casemiro, ndërsa ka tejkaluar Jadon Sanchon që paguhet rreth 300.000 në javë.

Fernandes i cili do të mbush 30 vjet në shtator, e ka të qartë se kontrata e tij e ardhshme duhet të jetë më e shtrenjta e karrierës së tij. /Telegrafi/

të fundit

Heidi Baci feston ditëlindjen/ Zbuloni postimin e fundit emocional, fotot, dhe fjalët e përzgjedhura

Moderatorja shqiptare Heidi Baci feston ditëlindjen. Në këtë datë speciale ajo ka vendosur që të bëj një shkrim emocionues. “Nuk…

6 minutes ago

Gazetari nga RMV denoncon kryetarin e komunës së Tetovës dhe dajën e tij: Tentuan të pengonin punën time si gazetar

Një gazetar i Maqedonisë së Veriut, Nevrij Ademi, ka denoncuar pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë një rast të paprecedentë të…

20 minutes ago

Zhdukja pa gjurmë e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Është kërcënuar për 43 milionë euro

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme ndërsa ishin familjarët që denoncuan në Policinë e…

56 minutes ago

Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive/ Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, datë 20.08.2025, deri në orën 20:00, datë…

1 hour ago

Gjendet i pajetën në banesën e tij 45-vjeçari në Durrës, ja çfarë dyshohet

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.…

2 hours ago

NATO dërgon dy “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse

NATO ngriti në ajër dy avionë luftarakë gjermanë “Eurofighter” në përgjigje të sulmeve ajrore ruse pranë kufirit të Ukrainës me…

2 hours ago