Ylli i Liverpoolit, Harvey Elliot ka hapur derën për t’u larguar nga ‘Anfield’ këtë verë, për shkak të mungesës së minutave nën urdhrat e Arne Slot.
Elliott iu bashkua sistemit të të rinjve të Liverpoolit në vitin 2019 nga Fulhami. ‘Të Kuqtë’ e ndjekën nga afër zhvillimin e tij deri në momentin kur ai u bë pjesë e ekipit të parë.
None found
Sidoqoftë, 22-vjeçari këtë sezon ka marrë vetëm 822 minuta nën drejtimin e Slot, me lojtarë si Wataru Endo dhe Curtis Jones që kanë pasur më shumë prioritet.
Mesfushori ka thënë se ai mund ta konsiderojë largimin nga Liverpooli, pasi nuk dëshiron të humbasë vitet.
“Është një situatë për të cilën unë dhe ekipi duhet të kemi një bisedë sepse unë po futem në një moshë ku jam 22 dhe do të jem 23-vjeçar sezonin e ardhshëm”.
“Nuk dua të humbasë vitet e karrierës sime pasi është një karrierë e shkurtër. Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë”.
“Më duhet të reflektojë. Më duhet të shoh nëse jam i kënaqur me ata që bëj, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Unë vetëm dua të përmirësohem dhe të jem versioni më i mirë i mundshëm i vetvetes”.
“Nëse kjo do të thotë të shkojë diku tjetër, atëherë është një vendim që duhet ta marr sepse dua ta shoh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Elliot.
Liverpooli pritet të nënshkruajë një tjetër mesfushor dhe tashmë kanë arritur marrëveshje personale me Florian Wirtz, megjithatë ende jo me Bayer Leverkusenin.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…