Categories: sport

Ylli i Italisë drejt Juventusit pas Euro 2020

E ardhmja e Manuel Locatellit projektohet tek Juventusi.

Konfirmimi vjen nga Administratori i Deleguar i Sassulos, Giovanni Carnevali, i cili foli për mediet italiane për të ardhmen e “yjeve” të skuadrës së tij.

Të lidhura

None found

“Locatelli është rritur shumë gjatë viteve të fundit te Sassuolo, sidomos në aspektin e karakterit. E morëm nga Milani për 12 milionë euro, shumë e madhe për klubin tonë. Gjëja më e rëndësishme tani është ta lëmë të qetë. E ardhmja do të varet shumë nga idetë e tij. Për Locatellin kemi marrë oferta vetëm nga klubet jashtë Italisë. E konfirmoj që me Juventusin do të takohemi ditët e ardhshme për të folur besoj për Locatellin dhe të rinjtë e tjerë.”

Një tjetër emër i nxehtë në tregun e transferimeve është ai i Berardit.

“Synimi i mbrojtësit tonë të ndjerë Giorgio Squinzi ishte që Berardi të bëhej flamur i Sassuolos. Domenico kishte të drejtë në të kaluarën që u rezistoi ofertave nga klubet e tjera, duke u bërë sot një lojtar i rëndësishëm në ekipin tonë kombëtar. Nuk mund të premtoj që ai do të qëndrojë me ne, nuk është çështje parash. Berardi është një djalë i veçantë, me ide shumë të qarta. Ai dëshiron të vazhdojë të argëtohet. Vullneti i tij do të jetë i rëndësishëm.”

Ndërsa për të ardhmen e Raspadorit, Mbi të ardhmen e Raspadorit, Carnevalli sqaroi:

“Mund të them se për ne është i pashitshëm. Nuk duam të privohemi nga të rinjtë tanë më të rëndësishëm”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

44 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

52 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago