Categories: sport

Njeriu i momentit te Italia, Juve ofron para dhe një lojtar për Locatellin

Manuel Locatelli është lojtari më i mirë i Italisë në këto dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Mesfushori italian ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para, duke realizuar edhe dy gola dhe ka zgjuar edhe më shumë interesimin e skuadrave të mëdha.

Të lidhura

None found

Locatelli ka pasur një vit fantastik te Sassuolo dhe është në listën e dëshirave të gjigantëve evropianë si Juventus, Roma, Milan, Manchester City, Arsenal apo Real Madrid.

Megjithatë skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin mbetet Juventusi që tanimë ka bërë një ofertë zyrtare për të.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Zonja e Vjetër ka ofruar para kesh 30 milionë euro në drejtim të Sassuolos dhe një futbollist.

Emrat e Nicolo Rovella, Radu Dragusin dhe Nicolo Fagioli i janë lënë në tavolinë Sassuolos nga Juventusi, ku klubi zigjelbër ka të drejtë ta marrë njërin nga ta.

Sassuolo po e vlerëson 40 milionë euro Locatellin, por synimi i tyre është që pasu Euro 2020 çmimi i tij të rritet në 60 milionë.

të fundit

Berisha për paralajmërimin e SHBA-së: S’ka kërcënim konkret ndaj Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një paralajmërim për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve…

8 seconds ago

Deklarata e pazakontë e Trump: “Jam i bekuar gjenetikisht” dhe reagimi i Vance e Rubios nën vëzhgimin e kamerave

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pasi deklaroi se është…

5 minutes ago

Greva në Belgjikë/ Anulohen shumica e fluturimeve në Aeroportin e Brukselit të hënën, preket edhe transporti publik

Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, për shkak të një greve…

6 minutes ago

Inteligjenca artificiale nxjerr në pah një cenueshmëri kritike në një program të përhapur gjerësisht në internet

Nëse sot kontrolluat gjendjen e llogarisë bankare, rezervuat një fluturim apo porositët ushqime online, ka shumë gjasa që kërkesa juaj…

10 minutes ago

Arsenali rikuperon disavantazhin e dyfishtë, por nuk ia del të fitojë ndaj Newcastles

Arsenali është ndalur me barazim 2-2 në udhëtim te Newcastle United, në kuadër të javës së 11-të të Ligës Premier,…

12 minutes ago

Vizita e Jakup Krasniqit nën kritika për masat e sigurisë: Quhet spektakël i panevojshëm

Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të…

12 minutes ago