Karim Adeyemi ka marrë kritika të shumta kohëve të fundit për shkak të formës së tij jo të mirë, por nuk ishte vetëm ai që është kritikuar.
Sulmuesi i talentuar gjerman është në lidhje dashurie me këngëtaren shqiptare Loredana Zefi dhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar kritikave nga tifozët e Dortmund, por edhe nga mediat që e kanë akuzuar se pikërisht kjo është fajtore për formën e tij të dobët.
None found
22-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, ku ka vetëm dy gola dhe dy asistime.
Adeyemi i është përgjigjur kritikave ndaj Loredanës dhe formës së tij të dobët në një intervistë që ka dhënë për kanalin zyrtar të Borussia Dortmund në YouTube.
Ylli i futbollit gjerman ka thënë se është e padrejtë të kritikohet e dashura e tij, pasi për formën e tij të dobët është vet ai fajtor dhe dëshiron që të përmirësohet në vitin 2024.
“E dija se çfarë lidhje po nisja, se ajo ishte dikush që ishte gjithmonë aty prezente, për ta parë të gjithë, pasi është person publik. Megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë. Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa e ditur asgjë, është absurde”, tha Adeyemi.
“Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time. Sigurisht që do të doja të isha në Europian dhe të luaja, por së pari duhet të kthehem në formë dhe jam vetëm unë që duhet kritikuar për paraqitjen time në fushë”, deklaroi sulmuesi i Borussia Dortmund. /abcnews.al
Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndërruar në një…
Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është ndër më të ulëtat në Europë dhe…
50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë, pritet të transportohet drejt Janinës për…
Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të…