Periudha e Raphinhas tek Barcelona ka qenë mjaft e pazakontë. Ai asnjëherë nuk e ka pasur mundësinë të jetë një startues i rregullt nën urdhrat e Xavit, pasi tekniku spanjoll preferoi Ousmane Dembelen sezonin e kaluar, ndërsa këtë edicion Lamine Yamal është i paprekshëm në formacion.
Krahas kësaj, Raphinha ka vazhduar me statistika mbresëlënëse dhe forma e tij e mirë vazhdoi edhe këtë vikend ku shënoi golin e vetëm të Barcelonës në fitoren minimale ndaj Las Palmas.
None found
Kjo nuk ishte hera e parë që braziliani bën një hap para kur ekipi ka nevojë për të, ani pse kjo nuk do ta ndalojë Barcelonën që të tentojë shitjen e tij këtë verë.
Për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare, Barcelona duhet të bëjë një numër të madh shitjesh këtë verë.
Raphinha është në krye të listës për arsye të ndryshme, sepse ai nuk është startues i rregullt dhe ka një vlerë të lartë të kartonit. Sidoqoftë, siç raporton mediumi Sport, 27-vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet.
Ngurrimi i brazilianit për tu larguar nga Barcelona mund t’i shkaktojë probleme blaugranasve në verë, pasi ata mund të detyrohen të shesin lojtarë të tjerë.
Kjo gjithashtu do t’i zhgënjente edhe klubet nga Liga Premier dhe Arabia Saudite, pasi klube nga të dyja ligat kishin shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij. /Telegrafi/
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…