Categories: sport

Yaya Toure hyn në histori, bëhet afrikani i parë në fazën e ligës së Champions-it

Slovan Bratislava siguroi një vend në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i tij, Yaya Toure, vendosi një rekord historik në këtë kompeticion.

Ekipi sllovak kaloi Celjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë dhe fitores 2-1 në të dytën. Ky sukses e bëri Toure trajnerin e parë afrikan që drejton një skuadër në fazën e ligës së turneut.

Të lidhura

None found

Emmanuel Egbo kishte qenë më parë afrikani i parë që drejtoi një klub në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2020, ai ishte trajner i Tiranës, por skuadra shqiptare u eliminua përpara se të arrinte fazën e grupeve.

Toure, 43 vjeç, mori drejtimin e Slovan Bratislavës në qershor. Për ish-futbollistin nga Bregu i Fildishtë, kjo është eksperienca e parë në postin e trajnerit kryesor.

Para kësaj detyre, ai ishte pjesë e akademisë së Tottenham Hotspur dhe shërbeu si ndihmës i Roberto Mancinit te kombëtarja e Arabisë Saudite.

të fundit

Nyla Jean shpallet MVP e xhiros së gjashtë në Superligë

Amerikania e Bashkimit të Prizrenit, Nyla Jean e ka fituar epitetin e basketbollistes më të mirë për xhiron e fundit…

6 minutes ago

Kimberly West përshëndet vendimin ndaj Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe…

11 minutes ago

Ndreca: Veliaj tha të vërtetën për pretendimet ndaj Gogut, Rama duhet të nisë hetim

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Eruion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli…

13 minutes ago

Peja pezullon basketbollistin amerikan Daquan Bracey

KB Peja ka marrë vendim për suspendimin e amerikanit Daquan Bracey, të cilin e riktheu para një muaji. Klubi i…

18 minutes ago

Real Madridi pranë marrëveshjes për talentin e Manchester Unitedit

Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të akademisë së Manchester Unitedit, JJ Gabriel, pasi…

18 minutes ago

Jashari kritikon kthimin e Ligjit për Specialen: Presidentja nuk është e pafajshme

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin…

22 minutes ago