Paraqitja e jashtëzakonshme e Sergio Martinezit në debutimin e tij në La Liga ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, i cili po e ndjek nga afër 19-vjeçarin e Racing Santander, raporton AS.
None found
Mesfushori spanjoll është kthyer në objektiv edhe për Barcelonën dhe Villarrealin. Të tria skuadrat kishin shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij që gjatë sezonit të kaluar.
Martinezi është i lidhur me Racing Santanderin deri më 30 qershor 2029. Megjithatë, klauzola e lirimit prej vetëm 3 milionë eurosh mund t’i joshë klubet e mëdha spanjolle që të veprojnë për të.
Debutimi i 19-vjeçarit në elitën e futbollit spanjoll erdhi të dielën, më 16 gusht, në një ndeshje kundër Villarrealit. Ai e nisi takimin nga minuta e parë, luajti përkrah Gustavo Puertas dhe realizoi një gol spektakolar në këndin e sipërm të portës.
Një vit më herët, Martinez kishte marrë minutat e para me ekipin e parë të Racingut në përballjen me Castellonin. Megjithatë, paraqitja e tij në La Liga përfaqësoi një nivel krejt tjetër përvoje.
Edhe pse në startin e sfidës bëri disa gabime që mund të ishin të kushtueshme, talenti i ri u përmirësua shpejt dhe përfundimisht zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
Goli i mesfushorit spikati për forcën e goditjes. Të dhënat zyrtare të La Ligës tregojnë se topi i goditur prej Martinezit arriti shpejtësinë prej 126.7 kilometra në orë.
Kjo paraqitje ka bërë që interesimi i Real Madridit, Barcelonës dhe Villarrealit të rishfaqet. Klubet kishin komunikuar me Racingun dhe përfaqësuesit e lojtarit edhe sezonin e kaluar, madje kishin tentuar ta transferonin gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, Martinez zgjodhi të mos largohej nga Santanderi. Ai vlerësoi se vazhdimi i qëndrimit te Racingu do t’i krijonte kushtet më të mira për të vijuar zhvillimin në stërvitje dhe për të luajtur rregullisht me ekipin e parë.
Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...