sport

Xabi Alonso tregon se çfarë mendoi ai dhe stafi pas ‘lëndimit’ të Granit Xhakës

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka thënë se ishte në dijeni të shtirjes së dëmtimit nga Granit Xhaka pas golit të shënuar të premten mbrëma.

Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Mainz në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.

Të lidhura

None found

Njëri më meritorët e kësaj fitore padyshim se ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili shënoi një supergol në minutën e tretë.

Megjithatë, Xhaka u ‘ngriu gjakun’ stafit të ekipit, pasi shtiri një dëmtim, i cili ngriti në këmbë mjekët dhe fizioterapeutët e ekipit.

Por, trajneri Alonso e kishte të njohur tashmë festën e djaloshit prishtinas dhe nuk u shqetësua.

“E di që Graniti e ka bërë më parë në stërvitje dhe më bëri nervoz atëherë. Fizioterapeuti më erdhi, por unë thjesht thashë ‘Relax’”, ka thënë Alonso kur u pyet pas ndeshjes.

Ndryshe, ky është goli i parë zyrtar i Xhakës me fanellën e Leverkusenit, klub i cili ka një seri prej 33 ndeshjeve pa humbje. /Telegrafi/

të fundit

Batman shfaqet në Frankfurt mes zjarreve dhe përplasjeve gjatë protestave në Gjermani

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

2 minutes ago

Barometri i Ballkanit: 55% e shqiptarëve kanë si përparësi uljen e tarifave të energjisë

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

7 minutes ago

Bërvenica voton sot në raundin e dytë për kryetar komune

Në Komunën e Bërvenicës, sot zhvillohet raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Stojanço Radiçevski…

8 minutes ago

Ka një nivel fantastik” – Flick vlerëson Yamalin dhe i kërkon përmirësim në duelet një kundër një

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë,…

14 minutes ago

Lista Studentore premton dialog me Prishtinën, por brenda kornizës kushtetuese serbe

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

23 minutes ago

Kurti paralajmëron miratimin e buxhetit 2027: investimet kapitale kapërcejnë 1 miliard euro

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…

23 minutes ago